GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pandemia dhe emigrantët sjellin forcimin e rregullave kufitare të BE-së

21:34 - 14/12/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pandemia dhe emigrantët sjellin forcimin e rregullave kufitare të BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian nisi të martën një modifikim të madh të rregullave mbi lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në dhe përreth Evropës, pasi masat kufizuese për koronavirusin dhe frika nga një “sulm hibrid” nga Bjellorusia duke përdorur emigrantët po shtojnë presionin kundër regjimit të udhëtimit pa pasaporta.

Zona Shengen përfshin 26 vende, duke përfshirë vendet jo-anëtare të BE-së, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Heqja e kontrolleve kufitare mes tyre ka qenë një ndihmë për biznesin, tregtinë dhe udhëtimet.

Pothuajse 1.7 milionë njerëz jetojnë në një vend anëtar të Shengenit dhe punojnë në një tjetër, ndërsa rreth 3.5 milionë njerëz kalojnë një kufi të brendshëm çdo ditë.

“Kriza e refugjatëve e vitit 2015, vala e sulmeve terroriste në territorin evropian dhe pandemia globale e Covid-19 e kanë shtuar presionin mbi vendet e zonës së Shengenit”, tha nënpresidenti i Komisionit Evropian Margaritis Schinas.

“Ky është një hap i balancuar, i domosdoshëm. Nuk është fundi i historisë, por mjafton që Shengeni të mbetet i paprekur”, u tha zoti Schinas gazetarëve në Strasburg të Francës, ndërsa paraqiti propozimet, të cilat duhet të miratohen nga vendet e BE-së dhe ligjvënësit për të hyrë në fuqi.

Sistemi i zonës Shengen për udhëtimet ka qenë në prag të kolapsit që nga viti 2015, kur mbi 1 milionë njerëz hynë në BE pa autorizim, kryesisht sirianë që kërkonin strehim nga lufta. Një numër sulmesh ekstremiste në Francë, Belgjikë dhe Gjermani sollën gjithashtu shtrëngimin e kontrolleve kufitare nga disa vende të BE-së.

Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë në fillim të vitit 2020, kur goditi pandemia. Të paktën 17 vende në zonën Shengen rikthyen kontrollet nga paniku, duke rënduar trafikun dhe duke shkaktuar kaos në zinxhirin e furnizimit.

Kohët e fundit, qeveria e presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko filloi të ftonte njerëz në Bjellorusi, shumë prej të cilëve irakianë, duke u premtuar se do t’i ndihmonte ata që të hynin në Evropë përmes kufijve të vendit me Lituaninë, Poloninë dhe Letoninë. Ky veprim u pa si hakmarrje nga njeriu që dikur konsiderohej diktatori i fundit i Evropës, pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve dhe shtypjen e protestuesve paqësorë.

Për të shtrënguar kufijtë e jashtëm të BE-së në raste urgjente, dega ekzekutive e bllokut, Komisioni Evropian, po propozon lehtësimin e përkohshëm të normave të azilit për rastet kur një vend jo-anëtar i shtyn emigrantët drejt Evropës ose i inkurajon ata në mënyrë aktive të shkojnë atje, një veprim për të cilin akuzohet Bjellorusia.

Numri i vendkalimeve kufitare ku njerëzit regjistrohen për azil mund të reduktohet. Regjistrimi i aplikimeve mund të zvarritet për katër javë, në vend të 10 ditëve që e kërkon rregulli i tanishëm. Njerëzit mund të mbahen në qendra të përkohshme strehimi në kufi deri në 16 javë, ndërsa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Dëbimet e shpejta do të lejohen për personat të cilëve nuk do t’u lejohet hyrja në një vend të zonës Shengen.

Për të ndaluar vendet anëtare që të vendosin kontrolle kufitare të çastit ndërmjet njëri-tjetrit brenda zonës së Shengenit, kontrollet e përkohshme mund të rikthehen për shkak të rreziqeve shëndetësore ose ato të sigurisë për gjashtë muaj, dhe mund të rinovohen deri në dy vjet.

Vendet do të duhet të ofrojnë një raport që justifikon rinovimin e këtyre masave. Komisioni, i cili propozon ligjet e BE-së dhe mbikëqyr mënyrën e zbatimit të tyre, do të duhet të miratojë çdo zgjatje përtej afatit 18 mujor.

Gjashtë vende në zonë kanë mbajtur në fuqi masat për kontrollet kufitare në gjashtë vitet e fundit duke i rinovuar ato çdo gjashtë muaj për të anashkaluar rregullin që nuk i lejon ato të jenë të përhershme. Ndër to është Franca, e cila ka patur vazhdimisht kontrolle kufitare për arsye sigurie që nga sulmet terroriste vdekjeprurëse të vitit 2015 në Paris./ Marrë nga VOA.

Etiketa: BEemigrantetPandemiarregullat

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
WhatsApp jep lajmin e mirë, ‘voice’-et mund të dëgjohet para dërgimit

WhatsApp jep lajmin e mirë, ‘voice’-et mund të dëgjohet para dërgimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com