GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia dhe shtimi i rasteve të dhunës e trafikimit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pandemia dhe shtimi i rasteve të dhunës e trafikimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Periudha e gjatë e pandemisë, e shoqëruar me masat kufizuese për mospërhapjen e virusit, sipas shoqatave joqeveritare që veprojnë në Shqipëri, ka ndikuar në shtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit. Përfaqesues të shoqatave shprehen për nevojën e pjesëmarrjes më të madhe të të rinjve për parandalimin e fenomenit si dhe një buxhetim më të madh nga ana e bashkive në mbështetje të fuqizimit ekonomik të grave.

20 të rinj, nxënës të shkollës artistike, ekspozuan përpara ndërtesës së bashkisë së Shkodrës pikturat e tyre me temë dhuna në familje dhe trafkimi, një përpjekje kjo për të ndërgjegjësuar bashkëmoshatarët mbi përmasat e këtij fenomeni, i cili prej vitesh ka prekur shoqërinë shqiptare.

Nisma e nxënësve të shkollës artistike në Shkodër është mbështetur nga “Tirana Art”, një nga shoqatat e shumta, që vitet e fundit punojnë në fushën e parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në familje.

Drejtuesja e shoqatës, Jona Dividi, thotë se është e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen në nismat kundër dhunës dhe trafkimit.

“Të rinjtë, përditë e më shumë, i shikojmë që nuk janë të angazhuar dhe nuk kanë dëshirë të angazhohen në tematika të tilla kaq sociale. Për më tepër për fenomene të tilla që kanë prekur shoqërinë shqiptare pas viteve 90’. Prandaj kemi inicuar këtë nisëm që të rinjtë të ndërgjegjësohen përsa i përket fenomenit. Është shumë e rëndësishme që të marrin informacion se ku duhet të drejtohen për raste të tilla”, thotë ajo.

Periudha e gjatë e pandemisë e ka rënduar më tej situatën e gruas në Shqipëri kjo, jo vetëm për shkak të vështirësive ekonomike dhe të punësimit, por edhe shtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit.

Sipas rrjetit të fuqizimit të gruas në Shqipëri, gjatë pandemisë është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë nga viktimat e dhunës .

“Fatkeqësisht ka patur një rritje të rasteve të dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore, dhe rritje të trafikimit për shkak të mbydhjes dhe mosinformimit mbi mundësitë për të denoncuar dhe për ta përballuar këtë si fenomen, i cili është një fenomen shumë shqetësues, që ka marrë përmasa serioze”, thotë Edlira Cepani.

Sipas rrjetit të grave, administratat vendore, në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, mund të bëjnë më shumë për të rritur mbështejen ndaj grave dhe vajzave, si në drejtim të mbrojtjes së tyre nga dhuna dhe trafikimi, ashtu edhe fuqizimit ekonomik të tyre.

“Nga një sondazh, që ne si organizatë kemi bërë në 12 qarqet e Shqipërisë, tregohet se shifrat janë rritur. Po ashtu, është tentuar të rriten edhe shërbimet që ofrohen nga bashkitë, sepse është pushteti vendor ai që duhet të ofrojë shërbime mbështetëse dhe të informimit për gratë dhe vajzat e dhunuara dhe trafikuara. Por, prap mendojmë se lë për të dëshiruar dhe ka vend për përmirësime sidomos nëpërmjet buxhetimit gjinor, të cilin ne e konsiderojmë shumë të rëndësishëm”.

Rastet më të shumta të dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit gjatë periudhës së pandemisë, të evidentuara nga policia dhe shoqatat joqeveritare, janë kryesisht në zonat urbane të vendit, ndërsa në zonat rurale ka pak të dhëna mbi përhapjen e këtij fenomeni, kjo për shkak të mungesës së denoncimeve nga ana e viktimave, si pasojë e mentalitetit që vazhdon të ekzistojë në këto zonat./VOA

Etiketa: dHUNEkufizuesePandemiPoliciatrafikim

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
Spiropali: Meta ka dëmtuar autoritetin kushtetues të kreut të shtetit duke dhunuar parimin e asnjëanësisë

Spiropali: Meta ka dëmtuar autoritetin kushtetues të kreut të shtetit duke dhunuar parimin e asnjëanësisë

TË FUNDIT

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë
Sport

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26

Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët në një ndeshje mjaft dramatike dhe në Korçë, në një stadium të mbushur ku...

Lexo më shumë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26
Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

20:25 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com