GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia e ardhshme, për të cilën nuk ka vaksinë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pandemia e ardhshme, për të cilën nuk ka vaksinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Fiona Harvey, The Guardian

Sipas një deklaratë të OKB-së,  thatësira është një krizë e fshehur globale që rrezikon të bëhet “pandemia e ardhshme” nëse vendet nuk ndërmarrin veprime urgjente për ruajtjen e ujit e tokës dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Të paktën 1.5 miliardë njerëz janë prekur nga thatësira gjatë këtij shekulli, duke i kushtuar ekonomisë 124 milardë dollarë dëme. Por në fakt vlera e vërtetë e dëmeve  besohet të jetë më e madhe sepse në të dhënat deri më tani nuk është llogaritur dëmi që thatësira ka shkaktuar në vendet e zhvilluara, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Mami Mizutori, përfaqësuesja  e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat, tha: “Thatësira mund të jetë pandemia e ardhshme dhe nuk ka asnjë vaksinë për ta kuruar atë. Shumica e botës do të jetojë me frikën e mungesës së ujit në vitet e ardhshme.

Kërkesa do të tejkalojë furnizimin gjatë periudhave të caktuara. Thatësira është një faktor kryesor në degradimin e tokës dhe rënien e rendimenteve për të mbjellat kryesore.

Ajo tha se shumica mendojnë se e dinë dëmin që ka shkaktuar thatësira në Afrikë por që kjo nuk është e vërtetë. Thatësira tani është  përhapur kudo,  dhe të gjithë, përveç një numri të vogël të vendeve, do të vuajnë nga kjo “pandemi”, thuhet në raport.

Njerëzit kanë jetuar në thatësirë ​​për 5,000 vite, por ajo që ne po shohim tani është shumë ndryshe,” tha Mizutori.

“Aktivitetet njerëzore po përkeqësojnë edhe më shumë situatën “, duke kërcënuar të prishin progresin në luftën kundër varfërisë.

Vendet e zhvilluara nuk kanë qenë imune. Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Europa Jugore kanë vuajtur nga thatësira ​​gjatë viteve të  fundit. Thatësira ka shkaktuar dëme deri në  6 miliardë dollarë në vit në SHBA, dhe rreth 9 miliardë euro në BE.

Thatësira shkon përtej bujqësisë, tha Roger Pulwarty, një shkencëtar i vjetër në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA dhe një bashkautor i raportit. Ai vuri në dukje lumin Danubin në Europë, ku thatësira e vazhdueshme gjatë viteve të fundit ka prekur transportin, turizmin, industrinë dhe gjenerimin e energjisë, raporton abcnews.al

“Ne duhet të kemi një pamje më të qartë të thatësirës,” tha ai. “Ne duhet të dimë se si të menaxhojmë burime të tilla si lumenjtë dhe ujëmbledhësit e mëdhenj”.

Ndryshimi i reshjeve të shiut si rezultat i ndryshimit të klimës është  faktori kryesor i thatësirës, ​​por gjithashtu edhe  përdorimi joefikas i burimeve ujore dhe degradimi i tokës. Shpyllëzimi, përdorimi i tepërt i plehrave dhe pesticideve, kullotja dhe uji i tepërt në  bujqësi  shkaktojnë gjithashtu probleme të mëdha.

Mizutori i bëri thirrje qeverive që të ndërmarrin masa për të ndihmuar në parandalimin e thatësirës duke reformuar  mënyrën se si nxirret, ruhet dhe përdoret uji dhe toka, raporton abcnews.al

Sipas saj, sistemet e duhura dhe teknikat e përparuara të parashikimit të motit mund të ndihmojnë njerëzit  në rrezik. Gjithashtu bashkëpunimi dhe puna me banorët lokalë është thelbësor sepse njohuritë e tyre mund të na ndihmojnë për të na informuar se ku dhe si ruhet uji dhe gjithashtu mund të parashikojmë periudhat e thata gjatë vitit./perktheu-abcnews.al

Etiketa: ekonomiVaksine

Lajme të lidhura

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike
Aktualitet

32 për qind e shqiptarëve në pasiguri ushqimore! Jo vetëm të fundit në Europë, por edhe Ballkan

07:53 - 24/08/26
Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit
Aktualitet

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

11:05 - 23/08/26
Para
Tronditëse, helmohen 9 qen në Vlorë brenda një qendre për kujdesin e kafshëve

Tronditëse, helmohen 9 qen në Vlorë brenda një qendre për kujdesin e kafshëve

TË FUNDIT

Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin
Aktualitet

Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

20:31 - 24/08/26

Në protestën e 86-të kundër qeverisë, një prej protestuesve ka ironizuar platformën e re të prezantuar nga kryeministri gjatë takimit...

Lexo më shumë
86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”:  Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

20:18 - 24/08/26
E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

19:53 - 24/08/26
Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

19:27 - 24/08/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com