GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pandemia e mendjes: Pse gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga depresioni

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pandemia e mendjes: Pse gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga depresioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia e Covid-19, është një emergjencë globale shëndetësore, e cila po zgjat prej gati 2 vjetësh. Kjo sëmundje ka simptoma të sakta dhe shenja klinike. Por për shkak të rëndësisë së supozuar sociale, ajo nuk kufizohet vetëm në prekjen e atyre që janë të infektuar nga koronavirusi.

Në këtë moment ekzistojnë në fakt 2 pandemi paralele:e para ka të bëjë me shëndetin fizik, ndërsa e dyta me atë mendor. Kufizimet e vendosura për të frenuar përparimin e virusit, kanë pasur dhe kanë një kosto shumë të madhe psikike.

Falimentimet e bizneseve, pushimet nga puna, krizat, ëndrrat e parealizuara, dhe jeta e përditshme tejet e ndërlikuar, i kanë hapur rrugën depresionit. E keqja e errët, që ka gjetur një terren pjellor në këto situata të vështira, i ka përkeqësuar kushtet e mëparshme dhe është përhapur më tej. Është një pandemi e heshtur, por jo më pak shkatërruese se tjetra.

Studimi i “The Lancet”

Një përmbledhje sistemike e botuar së fundmi në revistën e njohur mjekësore “The Lancet”, që shqyrtoi dhjetëra kërkime të publikuara muajt e fundit, konfirmoi frikën e shprehur nga shumë ekspertë. Dominimi i rasteve të depresionit të madh u rrit me 27.6 për qind në të gjithë botën gjatë vitit 2020, pikërisht për shkak të pandemisë.

Bëhet fjalë për 53.2 milionë raste të reja, që përfshinin më shumë gra (+30 për qind) sesa burra (+24 për qind), dhe kjo për arsye lehtësisht të kuptueshme. Gratë e kanë humbur punën më shpesh se burrat, u është dashur të mbështesin më shpesh anëtarët e tjerë të familjes, dhe kanë qenë gjithashtu viktima të dhunës në familje. Të rinjtë e moshës 20-24 vjeç, janë më të prekurit për shkak të pasojave mbi raportet shoqërore dhe punësimin. Nga ana tjetër, të vegjlit u prekën shumë nga mbyllja e shkollave.

Shëndeti mendor është në rrezik

Shumë vende evropiane, po përjetojnë një rritje drastike të kërkesës për ndihmë nga psikologët dhe psikiatrit, si nga ata që kishin probleme përpara pandemisë, ashtu edhe nga ata që nuk i kishin përjetuar kurrë ato. “Ajo që kemi mësuar nga kjo pandemi, është se të gjithë janë të prekshëm, dhe se efektet e Covid-19 janë të ngjashme me ato të çrregullimit post-traumatik nga stresi, PTDS”- thotë dr.Natasha Acopardi-Muskat, një zyrtare e degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajo thekson se “ka ende kohë për të parandaluar pasojat më të këqija”, duke u siguruar që shqetësimet e atyre që janë prekur më pak se të tjerët, të jenë të përkohshme dhe të kufizuara në një periudhë të shkurtër të jetës së tyre. “Covid-19 është problematik për të gjithë shoqërinë, por kjo sëmundje na ka bërë të reflektojmë mbi atë që duhet ndryshuar. Paradokaslisht, shëndeti mendor mund të përfitojë nga kjo situatë”- thekson Acopardi-Muskat.

Etiketa: depresionPandemi

Lajme të lidhura

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Bulqizë, rrahën rojen e karburantit, autorët arratisen e marrin me vete DVD-në e kamerave

Bulqizë, rrahën rojen e karburantit, autorët arratisen e marrin me vete DVD-në e kamerave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26

Harta e re gjyqësore e tre viteve më parë ka përkeqësuar situatën në disa gjykata të vendit, të cilat e...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com