GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pandemia, Europa po rihapet, por Shqipëria qendron e mbyllur

15:57 - 22/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandemia, Europa po rihapet, por Shqipëria qendron e mbyllur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia po shkon drejt fundit pasi situata epidemiologjike është përmirësuar gjatë dy muajve të fundit. Kjo ka sjellë që shumë shtete në Europë të lehtësojnë masat kufizuese të pandemisë që ishin në fuqi për thuajse dy vite. Një ndër masat e para që është marrë ishte e heqja e karantinës, e cila u pasua me më shumë liri për të lëvizur dhe ulje të kujdesit përsa i përket mbajtjes së maskës, vizitave nëpër muze, teatro, kinema.

Disa javë më parë, Gjermania, që gjatë pandemisë zbatoi rregullat më strikte, njoftoi heqjen e plotë të këtyre kufizimeve.

Detyrimi për mbajtjen e maskave është vetëm në vende si spitalet, shtëpitë e kujdesit dhe të moshuarve, në automjetet e transportit publik, në trena dhe avionë. Në vendet përveç këtyre përdorimi i maskës është hequr.

Pas dy vitesh bashkëjetesë me pandeminë, Franca hoqi pjesën më të madhe të kufizimeve, përfshirë Green Pass dhe mbajtjen e maskave në ambiente të jashtme. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shtete të tjera si Britania, vendet skandinave, Holanda, Italia fqinje.

Po ashtu edhe vendet e rajonit kanë njoftuar lehtësimin e kufizimeve. Kosova prej javësh ka hequr orën policore gjatë natës, ndërsa Maqedonia e Veriut hoqi përdorimin e maskave në ambiente të hapura.

Ndërkohë që ndodh kjo në Europë dhe vendet më të përparuara janë hapur, Shqipëria po ecën në drejtim të kundërt. Komiteti teknik i ekspertëve në mars njoftoi heqjen e disa kufizimeve si ora policore dhe maska në ambiente të hapura, por kjo nuk mjafton.

Ndërkohë, për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri, kërkohet paraqitja e pasaportës së vaksinimit ose e testit PCR negativ. Kjo masë është ende në fuqi, ndërkohë që kanë mbetur pak ditë nga hapja zyrtare e sezonit turistik, ku pritet vërshimi i vizitorëve, tashmë sipas rregullave të Komitetit të Ekspertëve duhet të vallëzojnë darkave nëpër pub-e pa muzikë, pas orës 23:00.

Gjithçka ndodh në një kohë kur në vend nuk numërohen më shumë se 30-40 të prekur në ditë, ndërsa ka kohë që nuk raportohet për të shtruar në spitale apo fatalitete.

Etiketa: e hapureuropaPandemiashqiperia e mbyllur

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Mbappe i jashtëzakonshëm, PSG e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Monaco

Prindërit e Mbappe në Doha, zbulohet super oferta e PSG për rinovimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com