GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia në BE shenja pozitive bien infektimet

09:08 - 26/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Pandemia në BE shenja pozitive bien infektimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shifrat e infektimeve bien, ato të vaksinimeve rriten. Pandemia në BE nuk ka marrë fund, por shenjat janë pozitive. Ky është mesazhi edhe nga samiti i BE. 100 milionë doza do jepen për vendet më të varfra.

Tendenca është pozitive. Numri i infektimeve me Corona po bie. Ky është mesazhi më i rëndësishëm sipas krerëve të qeverive dhe shteteve të BE. Treguesi i Coronës, numri i infektimeve të bazuara në teste është në rënie prej javësh në Europë. Shumica e shteveve të BE kanë filluar kthimin në jetën normale: hapjen e dyqaneve, gastronomisë, hapjen e teatrove, hoteleve apo shkollave. Të gjitha këto me rregulla shumë të ndryshme për testimin, kohën e hapjes apo kufizimet e lëvizjes apo detyrimin për maskën.

Sipas të dhënave të Autoritetit të BE për Mbrojtjen nga Pandemitë, ECDC treguesi për infektimet me Corona në shumë vende të BE qëndron nga 60-120. Vetëm në Francë, vendet baltike apo Suedi kjo shifër është dy herë më e lartë. Britania e Madhe, Finlanda apo Portugalia si edhe disa ishuj kanë vlera që lëvizin nga 30 deri në 60 infektime në javë për 100.000 banorë.

Nuk ka një procedurë të njësuar në BE, se si të veprohet me pandeminë, por një vlerësim të përbashkët. “Shpejtësia e vaksinimit është shtuar në të gjithë Europën, dhe kjo duhet të mbetet kështu. Së bashku me një gjendje më të mirë epidemiologjike, kjo na lejon që të hapim sërish shoqëritë tona. Megjithatë duhet të mbetemi të kujdesshëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE.

Strategjitë e ndryshme të përdorura në luftë kundër virusit, nuk e shqetësojnë më BE. Në këto muaj të pandemisë u mësua leksioni, se politika shëndetësore është çështje kombëtare, e në shumë rajone mbetet edhe çështje rajonale. “Shifrat shkojnë në drejtimin e duhur, por vendet e BE kanë përvoja shumë të ndryshme me pandeminë”, thotë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas për Deutsche Wellen. Tani duhet ta drejtojmë vëmendjen jo vetëm tek të sëmurët, por edhe tek njerëzit e papunë dhe pasojat psikologjike të Coronës.

Certifikata që do të lehtësojë udhëtimet

Në fund të samitit të BE, krerët e shteteve dhe qeverive u shprehën në mënyrë të përgjithshme për certifikatën digjitale të Covidit, se “përpjekjet për koordinim do të vazhdojnë deri në verë”. Përcaktimi “certifikata e gjelbër e vaksinimit” u hoq, pasi sipas Parlamentit Europian ai ishte çorientues. Me këtë certifikatë digjitale nga 1 korriku do të mundësohet udhëtimi pa detyrime karantine apo formulare hyrjeje për të vaksinuarit, të shëruarit dhe të sapotestuarit. Po ashtu u vendos që të ketë përjashtime, sipas vlerësimeve shkencore për pandeminë. Nga ana tjetër çdo shtet vendos në fund vetë, se cilat rregulla vlejnë në territorin e tij me këtë certifikatë, si psh hyrja në një restorant, sallë koncerti etj. E qartë është vetëm, se BE do të verë në veprim platformën teknike për njohjen reciproke të certifikatave kombëtare të vaksinimit.

Të llogaritet edhe mundësia e varianteve të virusit

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE u shprehën për të riparë edhe njëherë rekomandimet për udhëtimin brenda BE deri në mesin e qershroit. Këtu bëhet fjalë për kufizime, në vendet, në të cilat shfaqen variantet e virusit Corona. “E dimë, se këtu duhet të diskutojmë më shpejt, për të reaguar më shpejt”, tha kancelarja Merkel. Edhe rregullat për udhëtimet nga vendet e treta të BE do të rishikohen. Aktualisht ka kufizime të dyashme të ndryshme për të gjitha vendet e botës.

Heqja e këtyre kufizimeve varet në masë të madhe nga progresi i vaksinimit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se pritet që deri në fund të javës rreth 46% e të rriturve të jenë vaksinuar për herë të parë. Megjithatë brenda BE ka dallime të mëdha. Nëse në Bullgari janë vaksinuar 13,2% e popullsisë në Maltë kjo shifër është 60%.

Donacione për Covax

Në BE po rritet me shpejtësi numri i dozave të vaksinimit. Deri në fund të vitit pritet të prodhohen 2,6 miliardë doza, të cilat nuk do të nevojiten të gjitha për 450 milionë banorët e BE. Një pjesë e tyre do të dhurohen për fushatën botërore të vaksinimit Covax. Pjesën tjetër të dozave, Covax do duhet ta blejë me donacione të mbledhura në shtetet e pasura industriale, ashtu si ishte planifikuarnga BE dhe OBSH, kur u krijua para një viti Covax. BE ndjek synimin e ngritjes së kapaciteteve prodhuese në vendet e varfra. Idenë e SHBA për shfuqizimin e përkohshëm të patentave për prodhimin e vaksinës, vendet e BE nuk e përmendin në deklaratën e tyre. Një hap i tillë refuzohet nga Franca, Gjermania dhe Holanda- bëhet fjalë për shtimin e shpejtimin e prodhimit dhe jo për pasurinë intelektuale, është qëndrimi i këtyre vendeve.

Një goditje e rëndë për fushatën botërore të vaksinimit është pezullimi i përkohshëm i punës së koncernit të prodhimit të vaksinës “Serum Institute” në Indi, i cili furnizon Covax. Sipas qeverisë së Indisë, ky prodhues duhet të prodhojë përkohësisht vetëm për Indinë që ka nevojë të madhe për vaksina. Nuk dihet si do të zëvendësohen disa qindra milionë doza që ishin paraparë për Covax./DW

Etiketa: COVIDInfektimePandemistrategjiviurs

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Rama: Nesër mblidhet komiteti për të lehtësuar masat kufizuese

Rama: Nesër mblidhet komiteti për të lehtësuar masat kufizuese

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com