GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia në Shqipëri, 10 mijë vdekje më shumë se sa normalja

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19 në vend, 1905 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria mbylli vitin 2021 me 30,580 vdekje, shifra më e lartë në shumë dekada dhe një shifër rreth 40% më e lartë se sa mesatarja shumëvjeçare e periudhës para pandemisë së koronavirusit të ri. Të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara të premten sugjerojnë se gjatë vitit të kaluar, ashtu si edhe gjatë vitit 2020, numri i vdekjeve është në mënyrë dramatike më i lartë se sa normalja dhe se shkaku kryesor i vdekjeve kaq të larta ka gjasa që është vdekjet nga COVID-19 të padiagnostikuara si të tilla.

Në një vit të zakonshëm në Shqipëri ka 20 deri në 22 mijë vdekje dhe numri i vdekjeve ka një luhatshmëri shumë të vogël me një tendencë rritjeje përgjatë dekadave, si pasojë e plakjes së popullsisë. Por në vitin 2020 numri i vdekjeve kërceu në 27 mijë ose 26% më e lartë se sa mesatarja e katër viteve paraardhëse ndërsa në vitin 2021, vdekjet u rritën edhe më tej në mbi 30 mijë, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë në vend për aq kohë sa vendi ka pasur një sistem të gjendjes civile.

Kriza e koronavirusit të ri nisi në pranverën e vitit 2020 ndërsa Shqipëria ia doli mirë deri në vjeshtën e atij viti, me një numër minimal rastesh dhe vdekjesh. Por ndërsa zgjedhjet e vitit 2021 u afruan, qeveria refuzoi të ndërmarrë masa të reja kufizuese, gjë që solli një numër shumë të lartë rastesh përgjatë dimrit 2020-2021 dhe vjeshtës dhe dimrit të vitit të kaluar. Kulmi duket se u shënua në muajt shkurt e mars 2021 kur në vend kishte në çdo kohë mbi 30 mijë të sëmurë të diagnostikuar zyrtarisht me COVID-19.

Qeveria shqiptare është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për kapacitete e ulëta diagnostikuese për identifikimin e rasteve me COVID-19 gjë që mund të jetë shkak për mosidentifikimin e duhur të rasteve me COVID-19 dhe për vdekje që mund të ishin shmangur.

Numri i vdekjeve gjatë vitit të kaluar ishte gjithashtu për herë të parë në historinë statistikore të vendit më i lartë se sa numri i lindjeve ndërsa shtesa natyrore e popullsisë ra për herë të parë në territor negativ.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2021 pati 27,284 lindje, ose 3,296 më pak se sa numri i vdekjeve./BIRN

Etiketa: normaljaPandemiaShqiperiVdekje

Lajme të lidhura

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Çfarë do të diskutohet? Ish- presidenti kroat bën bashkë tre ish-presidentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Çfarë do të diskutohet? Ish- presidenti kroat bën bashkë tre ish-presidentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin
Breaking Views

Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin

08:44 - 13/09/26

Trjneri i Lazios, Gennaro Gattuso nuk e fshehu shqetësimin pas barazimit me Milanin, duke pranuar se skuadra e tij rrezikoi...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit për ditën e sotme, mesazhi i yjeve për çdo shenjë

Parashikimi i fatit për ditën e sotme, mesazhi i yjeve për çdo shenjë

07:45 - 13/09/26
E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

07:31 - 13/09/26
Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com