GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pandemia në Shqipëri, VOA: Në tetor rriten viktimat, ulen infektimet

08:17 - 02/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pandemia në Shqipëri, VOA: Në tetor rriten viktimat, ulen infektimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, gjatë muajit tetor rastet e reja me koronavirus shënuan një rënie të dukshme krahasuar me shtatorin, ndërkohë që pati një rritje të viktimave. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total u rregjistruan 14.719 të infektuar, nga 23.409 të tillë, në muajin pararendës, ose 37.2 përqind më pak. Por në një mënyrë të konsiderueshme, rënia duket se i dedikohet një tkurrjeje po kaq të ndjeshme të testimeve që u reduktuan me 34.1 përqind, duke zbritur nga një mesatare ditore prej 5.125 tamponësh në shtator në 3.271 gjatë tetorit. Megjithatë gjatë këtij muaji, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) ishte më i ulët, me një mesatare prej 14.5 përqind ose 0.7 pikë përqindje më pak.

Rënie kanë shënuar dhe rastet aktive. Në fund të tetorit, sipas të dhënave të së hënës, llogariten 7.177 të tilla, nga 9.499 në fund të shtatorit. Në spitale gjendja paraqitet thuajse e njëjtë. Ndërsa në 30 shtator rezultonin të shtruar 158 pacientë nga të cilët 15 në trajtim intensiv, në 31 tetor ishin 163 të sëmurë, nga të cilët 17 në gjendje të rënduar.

Në të kundërt, numri i viktimave shënoi një rritje me pak më shumë se 10 përqind. Përgjatë gjithë muajit tetor, pati 226 humbje jete nga 204 vdekje në muain pararendës.

Një krahasim i shifrave me tetorin e vitit të shkuar, tregon një situatë të përkeqësuar, me gati dyfishin e rasteve të reja. Por kjo duket se i dedikohet thuajse tërësisht faktit që një vit më parë testimet kanë qenë gati tre herë më të pakta. Dhe në fakt, nga ana tjetër, pozitiviteti, nxjerr në pah një panoramë tjetër, duke qenë se rezulton në nivele dukeshëm më të larta, në kuotat e 19.6 përqind. Edhe vdekjet, krahasuar me një vit më parë, janë më të shumta, + 57 përqind.

Përgjatë tetorit të këtij viti rastet erdhën duke u ulur në mënyrë progresive, ndërsa shënuan një rritje në javën e parafundit (19-25 tetor) për t’u ulur sërish lehtazi, në javën e fundit (26 tetor-1 nëntor). Numri i të infektuarve, në këtë javë, zbriti në 3537 të prekur, -6.3 përqind, ndërsa testimet u ulën me 9.7 përqind. Gjë e cila mund të ketë ndikuar dhe në tkurrjen e lehtë të rasteve të reja, duke qenë se nga ana tjetër pozitiviteti, u rrit me 0.2 pikë përqindjeje, duke shkuar në 15.8 përqind.

Situata në spitale shënoi një përkeqësim. Në javën e fundit mesatarja ditore e të shtruarve ka qenë 159 pacientë, ndërkohë që në javën pararendëse ishte 149. Në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet Covid kishte 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket viktimave, ato kanë qenë në të njejtat nivele. Sërish 51 qytetarë kanë humbur jetën. Vetëm në 24 orët e fundit janë rregjistruar 7 vdekje: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe,dhe një qytetar nga Berati 86 vjeç./VOA

Etiketa: covid 19InfektimePandemiaShqiperiatetorViktima

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
U zhduk për 5 muaj, gjendet i vdekur në pyll 41-vjeçari shqiptar

U zhduk për 5 muaj, gjendet i vdekur në pyll 41-vjeçari shqiptar

TË FUNDIT

Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve
Breaking Views

Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve

20:20 - 22/02/26

Ka përfunduar ndeshja Besiktas – Goztepe, java e 23-të në Superligën turke, teksa bardhezinjtë e Stambollit fituan me shifrat 4-0....

Lexo më shumë
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26
Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

19:08 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com