GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Panik në Kinë, rritet numri i viktimave nga COVID19

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Panik në Kinë, rritet numri i viktimave nga COVID19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i viktimave në Pekin të Kinës po rritet gradualisht. Kjo erdhi pas një vale të re infektimesh me COVID19 pasi Kina lehtësoi masat kundër pandemisë. Më 20 dhjetor, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se pesë persona të tjerë kishin vdekur, duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në 5.242. Numri i vdekjeve është relativisht i ulët nga standardet globale, por tregon për një rritje të mundshme pasi Qeveria kineze lehtësoi masat e saj të rrepta të quajtur “zero-COVID”.

Raportet jozyrtare tregojnë se ka pasur një valë të re të infektimeve, dhe siç raporton AP, punonjësit e kompanisë funerale kanë raportuar se numri i vdekjeve nga COVID-19 është në rritje.

Duke qenë se nuk ka më karantinë dhe njerëzit po testohen dhe shërohen në shtëpi, autoritetet atje pohojnë se është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i personave të infektuar, gjë që e bën të vështirë vlerësimin e situatës. Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës, nga 14 dhjetori, ka ndryshuar mënyrën e raportimit të rasteve me COVID-19, pas rënies së numrit të testimeve me metodën PCR.

Në njoftimin e këtij Komisioni u tha se nuk do të publikohen shifra ditore të rasteve me COVID-19 në rastet kur të infektuarit nuk kanë simptoma, pasi “është e pamundur të dihet me saktësi numri i personave të infektuar asimptomatikë”, të cilët në përgjithësi përbëjnë shumicën dërmuese të infeksioneve të reja.

Muajin e kaluar, Pekini dhe disa qytete të tjera, u përballën me protesta lidhur me masat e ashpra të Qeverisë. Protestuesit kërkuan që presidenti Xi Jinping dhe Partia Komuniste të japin dorëheqje. Këto protesta ishin më të mëdhatë që ky shtet ka parë në dekada. Autoritetet u përgjigjën duke arrestuar një numër të paspecifikuar të protestuesve.

Etiketa: Covid19KinePekin

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Në cilën moshë tradhtojnë më shumë meshkujt?

Në cilën moshë tradhtojnë më shumë meshkujt?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com