GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i ekonomisë dhe aktivisti Pano Soko ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë protestës së 81-të kundër qeverisë.

Soko ka kritikuar modelin ekonomik të qeverisë, duke u ndalur veçanërisht te koncesionet dhe Partneritetet Publike-Private (PPP).

Sipas tij, kontratat afatgjata, që shkojnë deri në 35 vite, po i ngarkojnë brezat e ardhshëm me faturën e marrëveshjeve të sotme.

“Çfarë faji kanë qytetarët e së ardhmes që të paguajnë për marrëveshjet që lidhen sot?”, është shprehur ai.

Soko ka ngritur akuza edhe për mënyrën se si qeveritë menaxhojnë fondet publike gjatë mandateve.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te sistemi shëndetësor dhe premtimi për shëndetësi falas.

Sipas Sokos, nga taksat e qytetarëve mblidhen rreth 700 milionë euro në vit për Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërkohë, ai pretendon se shqiptarët shpenzojnë edhe rreth 1.5 miliardë euro të tjera nga xhepi për shërbimet shëndetësore.

“Shqiptarët paguajnë taksat dhe dy herë më shumë para jashtë tyre për kujdesin shëndetësor”, deklaroi eksperti.

Sipas tij, këto shifra tregojnë se premtimi për shëndetësi falas ka dështuar.

Soko tha se problemi nuk qëndron vetëm te Edi Rama si individ, por te modeli i qeverisjes që ai e cilësoi si “ramizëm”.

Ai kritikoi gjithashtu qeverisjen socialiste prej më shumë se tre mandatesh.

Duke iu referuar mënyrës së drejtimit të vendit, Soko përdori edhe shprehjen “KÇK”, të cilën e interpretoi si “kap çfarë të kapësh”.

Fjalimi i tij u mbajt në kuadër të protestës së 81-të, ku qytetarët vijojnë kërkesat për ndryshim politik dhe dorëheqjen e qeverisë.

Etiketa: KÇKKryesore1Pano SokoprotestaqeverisjeRamaRamizmi

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com