GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Papa Françesku kërkon t’i jepet fund luftës së pakuptimtë në Ukrainë

14:09 - 14/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kujtohuni për të varfrit”, apeli i rëndësishëm i Papa Françeskut për Krishtlindje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Papa Françesku mbërriti në Kazakistan, në një udhëtim  tre-ditor ku do të marrë pjesë në një takim paqeje të udhëheqësve fetarë botërorë.

Ati i Shenjtë iu drejtua Kongresit të Shtatë të Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një takim që bashkon të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, budistët, hindutë dhe besimet e tjera. Gjatë fjalimit ai u shpreh se Zoti nuk i drejton fetë drejt luftës, një kritikë e nënkuptuar ndaj Patriarkut Ortodoks Rus Kirill, i cili mbështet pushtimin e Ukrainës dhe ka bojkotuar një konferencë të liderëve fetarë.

“Unë po ju vizitoj gjatë luftës së pakuptimtë dhe tragjike që shpërtheu me pushtimin e Ukrainës, edhe pse konfliktet dhe kërcënimet e tjera vazhdojnë të rrezikojnë botën tonë. Unë kam ardhur të përforcoj lutjen e të gjithëve, ata që thërrasin për paqe. Nevoja për të zgjeruar përpjekjet e diplomacisë për të nxitur dialogun bëhet gjithnjë e më urgjente, pasi në ditët e sotme problemi i njërit është problem i të gjithëve, dhe atyre që mbajnë më shumë pushtet në botë kanë përgjegjësi më të madhe në lidhje me të tjerët, veçanërisht ato vende që janë më të prirura për trazira dhe konflikte”, është shprehur Papa.

Kirill i ka dhënë mbështetje pushtimit rus të Ukrainës, të cilin e sheh si një mburojë kundër një Perëndimi që ai e quan dekadent. Qëndrimi i tij ka shkaktuar një përçarje me Vatikanin dhe ka shkaktuar një rebelim të brendshëm që ka çuar në ndërprerjen e lidhjeve nga disa kisha ortodokse lokale me Kishën Ortodokse Ruse. Kirill pritej të merrte pjesë në kongres por e anuloi udhëtimin e tij.

Papa Françesku u shpreh gjithashtu se ndërsa dhuna në emër të Zotit nuk  justifikohet kurrë, “viruset” e urrejtjes dhe terrorizmit nuk do të çrrënjosen pa zhdukur më parë padrejtësinë dhe varfërinë.

“Është koha për të kuptuar se fundamentalizmi ndot dhe korrupton çdo besim. Le të çlirohemi nga ato nocione shkatërruese që ofendojnë emrin e Zotit me ashpërsi, ekstremizëm dhe e përdhosin atë përmes urrejtjes, fanatizmit dhe terrorizmit, duke shpërfytyruar edhe imazhin e njeriut”, ka thënë Papa.

Papa Françesku tha se ishte i gatshëm të shkonte në Kinë në çdo kohë, por nuk kishte por nuk kishte marrë asnjë dritë jeshile nëse do të takohej me presidentin kinez Xi Jinping ndërsa të dy janë në Kazakistan. Ka vetëm rreth 125,000 katolikë në mesin e 19 milionë popullsisë së vendit të gjerë të Azisë Qendrore, i cili është një ish-Republikë Sovjetike. Rreth 70% e kazakëve janë myslimanë dhe rreth 26% të krishterë ortodoksë.

Etiketa: PapaUkraine

Lajme të lidhura

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
Para
Sulmi kibernetik në Kosovë, Ministri Sveçla: E përballuam me sukses

Sulmi kibernetik në Kosovë, Ministri Sveçla: E përballuam me sukses

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)
Aktualitet

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

13:34 - 25/02/26

Aurel Kaziu, efektivi i komisariatit Nr.5 në Tiranë u pezullua  pasi emri i tij doli mes 3 personave që po transportonin nga...

Lexo më shumë
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është parti, por një organizatë kriminale që mbron kryehajdutët

13:09 - 25/02/26
Ditë e re dhe shembje e re, denoncohet edhe dëmtimi i rrugës në Picrragë të Krujës (Video)

Ditë e re dhe shembje e re, denoncohet edhe dëmtimi i rrugës në Picrragë të Krujës (Video)

13:00 - 25/02/26
Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:52 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com