GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Papa Françesku takon Baba Mondin, flasin edhe për krijimin e Shtetit Bektashi

17:01 - 16/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Papa Françesku takon Baba Mondin, flasin edhe për krijimin e Shtetit Bektashi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Papa Françesku është takuar paraditen e kësaj të enjte në selinë e shenjtë me një delegacion nga Bashkësia e Bektashinjve, me qendër në Shqipëri, kryesuar nga kryegjyshi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me shpresën për një dialog ndërfetar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se incidenti i mëngjesit të sotëm kur Papa u rrëzua në shtëpinë Santa Marta dhe pësoi mavijosje në parakrahun e djathtë, pa fraktura, nuk e pengoi Atin e Shenjtë për të vijuar axhendën e tij.

Duke vlerësuar komunitetin bektashi në vendin tonë, Papa Françesku theksoi se harmonia fetare mund të shërbejë si urë pajtimi edhe mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Unë mendoj me mirënjohje për momentet e shumta të takimeve vëllazërore që kanë ndodhur mes komunitetit bektashi dhe kishës katolike, si lutja për paqe në Ballkan në 1993 dhe në botë. Dita e Lutjes për Paqen e Asizit 2011. Për më tepër, përurimi i tempullit të Bektashinjve në Tiranë, në vitin 2015, ishte një moment veçanërisht i frytshëm afrimi dhe miqësie. Jam i bindur që Komuniteti Bektashi, së bashku me myslimanët e tjerë, të krishterët dhe të gjithë besimtarët e tjerë të pranishëm në Shqipëri mund të shërbejë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok jo vetëm brenda vendit tuaj, por edhe mes Lindjes dhe Perëndimit. Pavarësisht sfidave të së tashmes dialogu ndërfetar ka një rol unik në ndërtimin e një të ardhmeje të pajtimit, drejtësisë dhe paqes që popujt e botës, e veçanërisht të rinjtë, e dëshirojnë me zjarr”, iu drejtua Papa delegacionit shqiptar.

Papa Françesku dhe kreu i bektashinjve shkëmbyen dhuratat dhe nënshkruan së bashku Dokumentin e Abu Dabit për vëllazërimin njerëzor, paqen dhe bashkëjetesën në botë.

Haxhi Dede Brahimaj i foli Atit të Shenjtë edhe për idenë e shtetit bektashi në Shqipëri, sipas modelit të Vatikanit, duke marrë bekimin e Papës për bashkësinë e bektashinjve dhe për gjithë popullin shqiptar. I dhuroi edhe shallin tradional të bektashinjve, të cilin Ati i Shenjtë Begoglio e vuri në qafë.

 

Etiketa: Baba MondiPapa

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Makina përplaset me kollonën e urës në Bulqizë, plagoset rëndë shoferi

Makina përplaset me kollonën e urës në Bulqizë, plagoset rëndë shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com