GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Papa i bën thirrje botës “të mësojë nga historia” mbi kërcënimet bërthamore

17:43 - 09/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Papa i bën thirrje botës “të mësojë nga historia” mbi kërcënimet bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të mësojë nga historia, kur bëhet fjalë për luftën bërthamore, dhe të zgjedhë rrugën e paqes.

“Ne nuk mund të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që pati kërcënuar botën atëherë”, ka thënë ai në një meshë masive në Sheshin e Shën Petrit më 9 tetor, duke iu referuar periudhës së Luftës së Ftohtë në vitet 1960.

“Pse të mos mësojmë nga historia? Edhe atëherë ka pasur konflikte dhe tensione të mëdha, mirëpo është zgjedhur rruga e paqes”, ka thënë 85-vjeçari.

Papa Françesku u ka ikur kritikave të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës së saj në Ukrainë në shkurt, mirëpo ka folur më shpesh kundër vdekjeve dhe shkatërrimeve që sjell lufta. Kreu i Selisë së Shenjtë i ka bërë thirrje Evropës që të ketë mëshirë për migrantët që i ikin situatës së vështirë.

“Dëbimi i migrantëve është gjë skandaloze! Në fakt, dëbimi i migrantëve është gjë kriminale. I bën ata që të vdesin para nesh”, ka thënë ai. “Deri më sot e kemi Mesdheun, varrezën më të madhe në botë. Dëbimi i migrantëve është gjë e neveritshme, është kriminale”.

Qindra mijëra migrantë kanë tentuar të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut, në tentim e sipër për të kaluar në Evropë. Rreth 25.000 njerëz kanë vdekur apo janë zhdukur në këtë rajon prej vitit 2014, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migrantë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /Rel/

Etiketa: . kercenimet berthamorePapathittja

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Tragjike! Vdes 21-vjeçari shqiptar në aksident në Bern të Zvicrës

Tragjike! Vdes 21-vjeçari shqiptar në aksident në Bern të Zvicrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com