GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Paqja zgjat pak, Izraeli sulmon me tanke Libanin jugor

15:59 - 28/11/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paqja zgjat pak, Izraeli sulmon me tanke Libanin jugor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm 24 orë pas arritjes së një armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, sirenat janë dëgjuar përsëri në Libanin jugor. Tanket izraelite sulmuan gjashtë zona në Libanin jugor të enjten. Ushtria izraelite tha se armëpushimi i saj me Hezbollahun u shkel pasi të dyshuarit, disa me automjete, arritën në disa zona në zonën jugore të Libanit. Tanket izraelite sulmuan gjashtë zona brenda atij brezi kufitar, thekson Reuters. Ushtria izraelite u kishte kërkuar banorëve të qyteteve përgjatë brezit kufitar që të mos kthehen ende për sigurinë e tyre.

Të gjitha zonat e goditura nga ushtria izraelite shtrihen brenda dy kilometrave nga Linja Blu që demarkon kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Një nga burimet e sigurisë tha për Retuers se dy persona u plagosën në Markaba.

Familjet libaneze të zhvendosura nga shtëpitë e tyre pranë kufirit jugor janë përpjekur të kthehen për të kontrolluar pronat e tyre. Por trupat izraelite mbeten të stacionuara brenda territorit libanez në qytete përgjatë kufirit. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi raketat e tankeve nga Hezbollahu apo Izraeli, të cilët kanë luftuar për më shumë se një vit paralelisht me luftën në Gaza.

Armëpushimi midis Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah hyri në fuqi të mërkurën sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca, që synon të lejojë njerëzit në të dy vendet të fillojnë të kthehen në shtëpitë në zonat kufitare të shkatërruara nga luftimet 14 mujore.

Sipas kushteve të armëpushimit, forcave izraelite mund të duhen deri në 60 ditë për t’u tërhequr nga Libani jugor, por asnjëra palë nuk mund të nisë operacione sulmuese. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ai kishte udhëzuar ushtrinë që të mos lejonte banorët të kthehen në fshatrat afër kufirit.

Ndërkohë në Gaza kanë vijuar sulmet raketore kundër Hamasit. Vetëm disa orë pas shpalljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, ushtria izraelite intensifikoi bastisjet në Rripin e Gazës, të cilat shkaktuan të paktën 15 të vdekur dhe shkatërrime të tjera. Objektivat civile si kampet dhe shtëpitë e personave të zhvendosur janë shkatërruar. Sipas agjencisë Wafa, një fëmijë u vra nga bombardimet në shtëpinë e familjes së tij në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Etiketa: IzraelLiban

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
KLSH auditim te Trauma: U gjetën shkelje, ka pajisje me rrezikshmëri…

Spitali i Traumës reagon për 14-vjeçarin e plagosur: S’ka asnjë komplikacion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com