GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë

11:30 - 06/03/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kishte kontroll të plotë mbi tenderat me njërëzit e saj të vendosur në krye të drejtorive. Kështu, Elsian Bici, drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndjek linjën e hershme të korrupsionit.

Në krye të skemës është kryeministri Rama, cili jep leje për kulla, rersorte, koncesione me statuse investitorësh strategjikë. Në hapin e dytë, biznesmenët e sekeksionuar të Ramës, marrin fluks parash nga tenderat që zhvillojnë vartësit e tij. Dhe gjithnjë e më tepër, në këtë skenë dalin biznese që dyshohet se pastrojnë para të pista.

Një nga këta klientë të KKTU dhe të Komitetit të Investimeve Strategjike është biznesmeni Ilir Shtufi. Kompania e tij sapo ka përfituar një tender me vlerë mbi 5 miliardë lekë.

Bici i OST-së e ka njoftuar më 2 mars 2026 firmën “Ferro Beton & Construction CO” sh.p.k. të paraqitet për të firmosur letrat e kontratës.

Sipas përshkrimit të kontratës, objekti i tenderit është:  “Fuqizim i linjës 110 kV Kafaraj – Vlora 1 – Babicë dopio qark dhe shtrirje përcjellësi në një qark”. Projekti parashikon ndërtimin e një linje të re ajrore 110 kV me dy qarqe, e cila do të lidhet me traktet ekzistuese të nënstacioneve Kafaraj, Vlorë dhe Babicë. Linja aktuale do të demontohet pjesërisht për të mundësuar hyrje-daljet në nënstacione, duke ruajtur të njëjtin aks. Fondi limit për këtë tender është gati 504 milionë lekë të reja.

Komisioni i Bicit nuk e ka përfillur parimin e çmimit më të ulët, duke e skualifikuar kompaninë konkurrente.

Nga verifikimi del se komapania “Ferro Beton & Construction CO” sh.p.k. është pronë e Ilir Shtufit dhe e Mark Lulit.

Siç duket në këtë dokument, oferta e kompanisë së Ilir Shtufit nuk është më e ulëta.

Ai është bashkëaksioner kryesor në një numër të madh kompanish të cilat kanë fituar tendera të shumtë vitet e fundit.

Lidhjet e tij janë majtas dhe djathtas. Kujtojmë se Ilir Shtufi i ka dhënë me qira vilën Shkëlzen Berishës me një çmim simbolik.

Ndërkaq kompanitë e Shtufit kanë përfituar fonde të mëdha  në tenderat e Rindërtimit dhe prokurime të tjera, leje ndërtimi si dhe leje për parqe fotovoltaike.

Ilir Shtufi është gjithashtu kunati i Mark Lulit, biznesmen ndërtimi në Tiranë me të shkuar të errët në Itali.

Biznesmeni është i lakuar për pastrim parash me kompanitë “M. C. INERTE”, “Ferro Beton & Construction Co”, ‘Luli shpk’, “Dushku S. A”, “M.C INERTE LUMZI”, “M.C. ENERGJI GOJAN”.

Ndërkaq, paratë investohen në kulla në kryeqytet. Pronari i kullës “Mount Tirana” me kompaninë “Nova Construction”, objektit më të lartë në Tiranë që shkatërroi parkun në qendër të Tiranës.

Në projektin fillestar u prezantua se kulla do të ishte 185 metra e lartë, por varianti përfundimtar i saj është rritur në 205 metër lartësi. “Mount Tirana” bëhet kështu ndërtesa më e lartë në Shqipëri e miratuar deri më tani

Një tjetër kullë e Shtufit është “Hora vertikale” ose e njohur ndryshe si kubat do të ngrihet si qiell gërvishtëse tek fushat sportive të Universitetit të Sporteve. Kulla me sipërfaqe afro 50 mijë metra katrorë dhe lartësi 140 metra ka nisur ndërtimin në 2025-ën.

Kulla është cilësuar nga urbanistët kritikë si një katastrofë përsa i përket pasigurisë së saj dhe paqëndrueshmërisë fizike ndaj tërmeteve por edhe vizualisht.

Projekti përbëhet nga 13 kuba 22.5 metra në lartësi të ndryshme të vendosur mbi njëri-tjetrin që formojnë një kullë të lartë.

Screenshot

Ndërkaq, një tjetër leje ndërtimi i është dhënë Shtufit në rrugën “Dritan Hoxha”. Bëhet fjalë për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim 44 dhe 55 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction Group” sh.p.k.

Por kryevepra e korrupsionit është gatuar në një nga pronat më të lakmuara publike. Me vendime të dyshimta, territori i ish-Gardës së Republikës, në hyrje të Liqenit Artificial, është tjetërsuar. Firma për këtë aferë është hedhur nga ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe. Pasi bëri këtë “gol” Braçe dha dorëheqje nga posti. Godinat dhe garnizoni i Gardës, që ka funksionuar në atë vend që prej kohës së italianëve, po shndërrohet dita-ditës në një kantier të stërmadh, ku jepen dhe ndryshohen lejet sipas pazareve.

Madje ndryshohen edhe studimet e të gjithë zonës, teksa leja fillimisht ishte për 14 kate dhe tashmë objekti i Ilir Shtufit ka shkuar në 41 kate.

Sipas dokumenteve, Këshillit Kombëtar i Territorit, në datën 24 dhjetor 2024 ka vendosur “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin godinë me funksion hotel ‘Nova Hotel Five Star”, zyra, shërbime dhe banim 35 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”.

Vendimi përcakton se projekti ka një sipërfaqe totale prej 45.400 metër katrorë. Firma ndërtuese e këtij projekti ka ndryshuar disa duar, ku deri në vitin 2008 aksioner ka qenë edhe Arben Pëllumbi, deputet i PS-së dhe i shpallur investitor strategjik nga qeveria. Firma e ka emrin “Ferro Beton Construction Co”.

Në datën 23 shtator 2020, qeveria mori një vendim me numër 763 për shkëmbimin e një sipërfaqe të pronës shtetërore “Garda e Republikës, Garnizon” me një pronë në hyrje të Parkut. Bëhet fjalë për pronën ku po ndërtohet përbindëshi i betonit 41 kate dhe një tjetër truall. Prona është me sipërfaqe 1470 metra, ku qeveria vendosi që të bëjë këtë shkëmbim, me shoqërinë “Dushku S.A”.

gijotina.com/

 

Etiketa: Elisian BiciIlir shtufikullatender

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin
Breaking Views

Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

23:07 - 26/03/26
Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara
Breaking Views

Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

22:56 - 26/03/26
Para
“0900, këtë numër kam për ty”/ Vokshi reagon pas deklaratës së Ballës: Turp për kryetarin Peleshi dhe gratë socialiste!

“0900, këtë numër kam për ty”/ Vokshi reagon pas deklaratës së Ballës: Turp për kryetarin Peleshi dhe gratë socialiste!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz
Aktualitet

Vasili: Parlamenti Europian miraton shpërdorimin e detyrës si vepër penale, Rama kërkon ta fshijë!

11:23 - 27/03/26

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Petrit Vasili denoncoi tentativën e Edi Ramës për të fshirë nga Kodi Penal...

Lexo më shumë
Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

10:58 - 27/03/26
Kurti uron Dardanët përvfitoren ndaj Sllovakisë: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

Kurti uron Dardanët përvfitoren ndaj Sllovakisë: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

10:37 - 27/03/26
“Për disa momente më ndaloi zemra”, trajneri i Polonisë pas triumfit: Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0

“Për disa momente më ndaloi zemra”, trajneri i Polonisë pas triumfit: Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0

10:23 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com