GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Para fundit të vitit”, dialogu Kosovë-Serbi, Borell: Shpresoj për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Para fundit të vitit”, dialogu Kosovë-Serbi, Borell: Shpresoj për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se pret që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen para fundit të vitit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke folur pas një diskutimi të ministrave të Jashtëm të BE-së për situatën në Ballkanin Perëndimor, Borrell tha se ftesa e tij për liderët e Kosovës dhe të Serbisë shkon në këtë drejtim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 19 korrik, por pa arritur përparim në ndonjërën prej çështjeve kontestuese.

Borrell tha se pret nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialog, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Të martën, në Bruksel pritet të zhvillohet një takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve dhe, sipas burimeve, temat e diskutimeve do të lidhen me zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme.

Gjatë diskutimit të ministrave për Ballkanin Perëndimor, sipas Borrellit, fokusi ka qenë në situatën në Bosnje e Hercegovinë, të cilën ai e cilësoi si serioze.

Udhëheqësi i serbëve në Bosnje, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Borrell tha se “Bashkimi Evropian ka qëndrim të qartë për një Bosnje e Hercegovinë unike” dhe se mbështet “integritetin e saj territorial, si një shtet sovran dhe i pandashëm”.

Ai tha se situata në këtë shtet është rënduar, për shkak të obstruksionit që bëjnë disa politikanë, sidomos me “idetë secesioniste”, që, sipas tij, vënë në dyshim integritetin territorial të këtij shteti.

Edhe pse zgjerimi i BE-së nuk ishte temë e diskutimeve në takimin e ministrave, Borrell tha se pret që para fundit të këtij viti të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nisja e këtyre negociatave është me rëndësi për rajonin, por edhe për kredibilitetin e Bashkimit Evropian”, tha Borrell.

Para takimit, Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, tha se raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në nuk janë vetëm rreth zgjerimit, por kanë të bëjnë edhe me përshtatjen e politikës së tyre të jashtme me atë të BE-së.

Varhelyi tha se zgjerimi mbetet vegla kryesore e BE-së për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se pret që tani, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, të ketë lëvizje të shpejta pozitive në terren, që do të mundësonin nisjen e negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe midis Shqipërisë dhe BE-së.

“Ne jemi të gatshëm për këtë dhe akoma shpresoj se kjo mund të ndodhë para fundit të këtij viti”, tha Varhelyi.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave, por kjo është bllokuar nëntorin e kaluar në Këshillin Evropian – në rastin e Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Kjo, pastaj, ka ndikuar që të mos nisin negociatat as me Shqipërinë.

Në takim, ministrat e BE-së kërkuan që të ketë një bashkëpunim më të madh me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor edhe në politikën e jashtme./ REL

Etiketa: dialogKosoveRELSerbi

Lajme të lidhura

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit
Aktualitet

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26
Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

19:39 - 29/11/26
Para
Tensione në mbledhjen e kryesisë së PD, dy anëtarët tentojnë përplasje mes tyre

Tensione në mbledhjen e kryesisë së PD, dy anëtarët tentojnë përplasje mes tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë incidentet e përsëritura ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestës...

Lexo më shumë
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26
Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

19:39 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com