GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Para largimit nga posti, Ervin Demo i dhuron 1 milion euro vëllait të politikanit të Bashës

13:27 - 08/04/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Para largimit nga posti, Ervin Demo i dhuron 1 milion euro vëllait të politikanit të Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Demo e la zyrën e kryetarit të Bashkisë Berat dhe u fut në listën për deputetë të PS-së, ndërsa para largimit bleu asfalt për zgjedhjet. Duhet të shkëlqejnë nga asfalti rrugët që zgjedhësit të votojnë PS-në. Me këtë rast, ka bërë edhe një pazar 1 milion eurosh me Shkëlqim Kapllanajn, vëllain e ish-deputetit Agron Kapllanaj dhe krahun e djathtë të Lulzim Bashës.

Kështu, tenderin e blerjes së asfaltit e ka urdhëruar Demo qysh më 15 janar 2025, ndërsa procedurat janë organizuar nga drejtoresha e Agjencisë së Shërbimeve Publike të Beratit, Joana Melengu. Tenderi është mbajtur më 17 shkurt 2025 dhe më pas kryetari i komanduar Ervin Ceca dhe drejtoresha i kanë pasur gjërat të qarta, për të shpallur fituesin.

Kur ka porosi të tilla komisioni i vlerësimit të ofertave nuk e zgjat po merr vendimin për fituesin e paracaktuar. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Për shkeljet e kryera tenderit i është dhënë “Flamuri i kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje materiale asfalti” me fondin limit 99 996 100,00 lekë. Megjithëse në procedurë e prokurimit janë paraqitur 7 kompani me oferta të ndryshme, të dhënat tregojnë se ky është një tender fiktiv me fitues të paracaktuar.

Nuk ka se si shpjegohet që operatori ekonomik SHKELQIMI 07 SHPK fiton me ofertën 72 770 000,00 lekë pa TVSH, që është më e lartë se sa propozimi i bërë nga një kompani tjetër që është skualifikuar.

Data e shpalljes se fituesit ishte më 12 mars 2025 dhe vlera e kontraktuar me TVSH më 28 mars 2025 rezulton të jetë 87324000 lekë. Afati i kontratës së nënshkruar me vëllain e politikanit është 6 muaj, por periudha më intensive është fushata zgjedhore, kur kandidatët për deputetë do duhet t’u tregojnë banorëve rrugët me asfalt.

Kur e çoi bashkia asfaltin që bleu në dhjetor 2024?

Kjo procedurë prokurimi nuk shoqërohet me asnjë lloj projekti se cilat rrugë do të asfaltohen, në çfarë gjendje janë dhe çfarë punimesh duhen kryer në to. Pra, nuk ka asnjë argumentim mbi fondin limit.

Nga ana tjetër, megjithëse tenderi është emërtuar “blerje materialesh”, në brendësi përcaktohet se asfaltimi do të bëhet me mjetet dhe punonjësit e kompanisë fituese. Pra, është një punë publike!

Në fund të vitit të kaluar, Bashkia Berat bleu nga Shkëlqim Kapllani 250 milionë lekë materiale asfalti. Edhe për këtë tender letrat i ka qepur Agjencia e Shërbimeve Publike Berat. Më 11 dhjetor 2024 u shpall fitues i kësaj kontrate “Shkëlqimi 07”, që kishte afatin e shërbimit për 5 muaj. Pra, akoma nuk ka mbaruar asfaltimi me këtë kontratë dhe menjëherë doli nevoja për 1 milion euro të tjera bitum për rrugët?

Shpresojmë që me këtë çështje të merret jo vetëm KLSH dhe SPAK, por edhe KQZ. Duket qartë se ky është një tender elektoral pa asnjë justifikim për fondin limit.

A mund t’i shkëlqejë “Shkëlqimi 07” gjithë këto rrugë?

Fakti që kompania ka pasur kontratë me këtë agjenci, duhet ta shtynte komisionin e tenderit të vlerësonte kapacitetin teknik të firmës “Shkëlqimi 07”, sepse rezulton e angazhuar në punë të tjera publike.

Sipas dokumenteve të tenderit të zhvilluar në dhjetor 2024, operatori ekonomik ofertues duhet të ketë të punësuar minimalisht: -3 shoferë- 1 automakinist, minimalisht 3 kamionë vetëshkarkues me kapacitet mbajtës minimumi 18 ton,  minimalisht 1 autobitumatriçe.

Ne bëmë një verifikim dhe na rezulton që “Shkëqimi 07” është i angazhuar edhe në kontrata të tjera në Berat. Kështu, më 27 gusht 2024, kjo kompania ka marrë kontratën 12-mujore nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat SH.A me objekt “Ndërtim i Rrjetit të Ri të Kanalizimeve të Ujërave të Zeza të Lagjes Uznovë, Rajoni Nr.3 Bashkia Berat”.

Edhe tenderin e mësipërm me fond limit 191 978 879,00 lekë, “Shkëlqimi 07” e ka marrë me “Flamur të kuq”. Në këtë kontratë, Shkëlqimi 07” ka firmosur që do të angazhojë minimalisht 60 punonjës.

Po ashtu, sipas dokumenteve, në këtë projekt do të jenë të disponuara 52 mjete, si kamion me kapacitet mbajtës mbi 22 ton, buldozer, kamionçinë, kamion me vinç, fadromë me kovë përpara dhe mbrapa, rimorkiator për transportin e makinerive, eskavator me goma, eskavator me zinxhir, eskavator pajisur me pincë dhe me çekiç, minieskavator, autobitumatrice, etj.

Një kontratë tjetër, “Shkëlqimi 07” e ka firmosur me Bashkinë Selenicë më 17 dhjetor 2024 me afat 4muaj, që akoma nuk ka mbaruar. Objekti i tenderit është “Sistemim dhe asfaltim rruge Karbunar”, me fond limit 50 000 000,00 lekë pa TVSH.

Në këtë projekt, “Shkëlqimi 07” ka  premtuar të angazhojë minimalisht 25 punonjës. Po ashtu duhen 54 mjete ku përfshihen kamionë, autobitumatriçe etj.

Ndërsa në kontratën e fituar këto ditë për asfaltimin e Beratit, duhen minimalisht 11 punonjës të kualifikuar, shoferë dhe automakinist.

Po ashtu kërkohen minimalisht 5 kamionë vetëshkarkues me kapacitet mbajtës minimumi 20 ton. 5 kamionçina vetshkarkuese, minimalisht 2 autobitumatriçe.

Nuk është hera e parë që “Shkëlqimi 07” merr përsipër punë që nuk përballon me fuqinë e vet punëtore. Kështu, në vitin 2020, në tenderin “Ndërtim dhe rikonstruksion i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë”, shoqëria “Shkëlqimi-07” shpk aplikonte megjithëse, sipas komisionit, nuk plotësonte numrin e personelit, përkatësisht 106 punonjës në bazë të përqindjes së ndarë, pasi i kishte të angazhuar në kontratën e lidhur me Bashkinë e Tiranës për objektin tjetër: “Rindërtimi i njësive në banesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”.

Pyetja që lind është se cilat projekte do të lërë pas dore ‘Shkëlqimi 07”, ku do t’i çojë më parë punonjësit dhe mjetet?

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Agron Kapllanajasfaltervin demokorrupsiontender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Champions League/ Milan e Atalanta synojnë përmbysjen për kualifikim, në fushë zbret edhe Bayern

Champions League, sot çerekfinalet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com