GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Para largimit, Verdho siguron 2 “Tigrat” e Ballukut, 1.8 MLD lekë kontrata

12:00 - 08/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtim Rrugët "Haki Stermilli+Ujemisht+Akademia+Dine Doda"

Ndërtim Rrugët "Haki Stermilli+Ujemisht+Akademia+Dine Doda"

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk është ndërmarrje, koncesion, as godinë apo fabrikë, por qëndron në det dhe…ha miliona euro. Gjëegjëza që krijoi Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, të bën të mendohesh dhe nuk e zgjidh dot lehtë. Janë dy TEC-et lundrues, që prej një viti e gjysmë ndodhen në Triport të Vlorës dhe i kanë emrat “Tigri 1” dhe “Tigri 2”.

Para se të largohej nga KESH, administratori Ergys Verdho (për një mision të ri), la peshqesh një tender për këto dy TEC-e, ku do të shpenzohen rreth 1.8 miliardë lekë.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sigurimi i asetit – TEC Lundrues”, i cili është hapur më datë 1 shkurt 2024 dhe pritet që fituesi do të shpallet më datë 7 mars 2024. Kontrata e sigurimit shkon afron 1.8 miliardë lekë. Shërbim ky që në fakt duhej të ishte përcaktuar në kontratën e qirasë që qeveria ka me kompanitë “Exelerate Energy” dhe “Renco”. Kjo kontratë nuk është bërë publike dhe mesa duket ky element i rëndësishëm nuk ka qenë i përfshirë. Por, ky tender është një pikë ujë para shpenzimeve të tjera marramendëse që kryhen për dy anijet.

7.2 milionë euro naftë tër TEC-et

Në fund të vitit 2023, KESH ka bërë edhe një tjetër shpenzim për dy ‘Tigrat’ që nuk vihen në punë sepse çmimi i energjisë së prodhuar është katastrofë. Në dokumentin e publikuar thuhet se,  Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të depozitojë dhe ngarkojë – shkarkojë lëndën djegëse për funksionimin e 2 termocentraleve lundrues në Vlorë.

Me një ofertë prej 7.2 milionë euro fituese u shpall “La Petrolifera Italo – Albanese”, që është gjithashtu mbajtëse e koncesionit të terminalit të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj, i pozicionuar në afërsi të 2 impianteve të gjenerimit të energjisë. Sipas njoftimit të fituesit, kontrata që do të lidhet mes KESH dhe kompanisë do të përfundojë në 30 nëntor të vitit 2025.

Ndërkaq, gara për lëndën djegëse të 2 TEC-eve lundrues nuk është hapur ende, teksa deri më tani në faqen online të KESH, është bërë shprehja paraprake e interesit.

Afera e Tigrit 1 dhe Tigrit 2

Që nga dita e ankorimit të tyre në Vlorë e deri më sot, këto termocentrale nuk janë vënë asnjëherë në punë, pavarësisht se taksapaguesi shqiptar paguan mbi 94 mijë dollarë në ditë qira, dhe kontrata parashikon që për dy vite kompania “Exelerate Energy” dhe “Renco”, që ka fituar tenderin, të fusë në xhep plot 68 milionë dollarë.

Kujtojmë se me propagandë të madhe të deklaruar nga Belinda Balluku, Arben Ahmetaj dhe Ergys Verdho, në fund të vitit 2022  u investua tek ky “projekt” me argumentin se, gjithçka bëhej për të siguruar burime energjetike alternative nga hidrocentralet publike, për të përballuar krizën e çmimeve dhe tharjen e kaskadës së Drinit. Pra, ‘tigrat” do të na mbronin në ditën e apokalipsit energjetik. Tenderi për TEC-et lundruese u shpall në fillim të 2022 dhe fituesi u shpall në pranverë. KESH investoi edhe 2.2 milionë euro të tjera për ndërtimin e infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për TEC-et lundruese në portin e peshkimit Triport-Vlorë.

Sipas kontratës,  “Tigri 1” dhe “Tigri 2” kanë ardhur nga Bangladeshi në Shqipëri shtatorin e vitit 2022 dhe çdo ditë kasaforta e ndryshkur e ‘tigrave’ mbushet me paratë e qeverisë.

Qeveria kishte venë si afat fillimin e vitit 2023 për futjen në operim të TEC-ve, ndërkohë që koha ka kaluar dhe qiraja është paguar pa i vënë centralet në punë. Pse nuk funksionoi “inovacioni”  i qeverisë me Tigri 1 dhe Tigri 2 është e kuptueshme, por vetëm një lutje kemi: Mos e shtyni afatin e qirasë, se nuk kemi më mish për “tigrat”!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: balllukuiErgys VerdhoTEC lundruuestigri 2tigtri 1

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
VIDEO/ Kush është i rrezikuar? Juli, Albi e Rike flasin për nominimet

VIDEO/ Kush është i rrezikuar? Juli, Albi e Rike flasin për nominimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com