GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Para me fajde dhe kontrabandë me bizhuteri floriri, arrestohet i riu. Sekuestrohen 100 mijë euro

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Para me fajde dhe kontrabandë me bizhuteri floriri, arrestohet i riu. Sekuestrohen 100 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se në bashkëpunim me të atin pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje, në biznesin e tij (exchange dhe argjendari), në Fushë Krujë. Armando Musteqja u arrestua pas një hetimi të nisur që prej tetorit të 2024-ës.

Sipas njoftimit të policisë, i riu dhe i ati i cili do të hetohet në gjendje të lirë dyshohen se shisnin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan bizhuteri me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro. Gjithashtu efektivët sekuestruan edhe 100 mijë euro (para cash).

“Si rezultat i një hetimi intensiv, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur që prej muajit tetor 2024, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua operacioni “Miniera”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., 29 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin A.M., 60 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari, në bashkëpunim me 60-vjeçarin, nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale. Nga kontrolli, në ambientin e bizneseve u gjetën 100 000 euro cash që jepeshin hua kundrejt përfitimit (me përqindje). Gjithashtu, në këtë biznes shiteshin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje”, njoftoi policia.

“Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave””, shtuan të njëjtat burime.

Etiketa: kontrabandepara me fajde

Lajme të lidhura

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Apeli e la në burg, Veliaj: Më ngritën kurth, po m’i hedhin çelësat në det…

Dosja e përgjimeve/ Veliaj të vëllait: Fol me miqtë deputetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com