GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Para ndeshjes me Çekinë/ Sylvinho: Do të futemi në fushë për të fituar

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Para ndeshjes me Çekinë/ Sylvinho: Do të futemi në fushë për të fituar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho mban një konferencë për shtyp një ditë para përballjes me Çekinë.

Ai shprehet se skuadra çeke është e ashpër, por Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar.

Silvinjo: Çekia ekip i ashpër

“Na pret një ndeshje e vështirë. Çekia është ekip i ashpër, bën tranzicione të shpejta. Ka mesfushorë që mund të shënojnë gola. Sulmuesi kryesor është i fortë. Ne kemi bërë përgatitjet si duhet, nuk futemi në fushë për të barazuar. Futemi në fushë për të bërë më të mirën.

Puna në kombëtare është e tillë, nuk ke shumë kohë për t’u përgatitur. Jemi të bindur për ekipin që do zgjedhim. Nuk ka shumë kohë për të humbur, koha ecën shpejt. Jemi të bindur se do futemi në fushë për më të mirën.

Kemi dy transferta kemi pak kohë për tu përgatitur për garën, jemi të bindur për skuadrën që do të zgjedhim, formacionin e kemi pak a shumë gati, na pret një ndeshje e bukur, nuk ka shumë kohë për të humbur kemi pasur sesione videosh, por jemi të bindur që do të japim më të mirën”, deklaroi trajneri.

Mungesat në sulm

“Po flasim për sulmues 9. Një muaj para kishim Manaj dhe jo Dakun, tani e kundërta. Janë lojtarë të fortë por me karakteristika të ndryshme. Kujtohem që në ndeshjet e shtatorit, Manaj i lodhur në ndeshjen e dytë po kjo është puna e stafit dhe trajnerit për të gjetur zgjidhje. I gjithë stafi punon me kohë të zgjatur, dhe nuk punon me vetëm 23 lojtarë është një listë prej 60 lojtarësh që i ndjekim. Këtë herë kemi marrë Tucin që është lojtar i mirë dhe fizik. Ka ardhur në Tiranë menjëherë pas ftesës. Është lojtar interesant, që ka mundësi për të shpalosur veten. Nuk ka rëndësi sa luan. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi, të punojë në rastet kur kemi vështirësi”, deklaroi trajneri

Pse u krye stërvitja në Tiranë?

“Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë”, tha Silvinjo.

NIveli i lojtarëve shqiptarë

Kemi lojtarë të mirë që luajnë në nivele të larta. Kemi Bajramin që kaloi te Rangers. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Nuk do ketë sens inferioriteti. Nëse shikojmë Çekinë, kanë qenë në Europian, pastaj në Botëror, pastaj në Europian prap. Ne po bëjmë mirë së fundmi. Ky është rrugëtimi jonë.

Kujtime të vjetra me trajnerin e Çekisë

Para 24 viteve keni luajtur me Arsenalin këtu në Pragë dhe kundër Spartës keni shënuar një gol. Nëse e mbani mend çfarë ndjenje keni për këtë rast? Ka qenë një ndeshje me emocione dhe e bukur. Koha kalon shumë shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim si një dhuratë për të bërë mirë. Sot ka qenë një ditë e gjatë dhe po bisedoja me stafin, ka qenë një gol i bukur. Tashmë jemi në një stad tjetër. Si unë dhe trajneri i Çekisë do të donim të ishim në fushë për të luajtur, por jemi pak të vjetër për atë gjë” – tha ai.

gijotina.com/

 

 

Etiketa: Ceki-ShqiperiKryesore1Trajneri Sylvinho

Lajme të lidhura

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund
Sport

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

09:26 - 15/07/26
Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës
Sport

Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

23:08 - 14/07/26
Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen
Sport

Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

21:59 - 14/07/26
Para
“Ndeshje e vështirë dhe ndryshe”, Bajrami: Çekinë e njohim, s’e kanë harruar barazimin…

“Ndeshje e vështirë dhe ndryshe”, Bajrami: Çekinë e njohim, s'e kanë harruar barazimin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi për logon e PD, Noka: Lojë e dirigjuar nga Rama
Aktualitet

Noka: Kosova shpall non grata ministren e Serbisë, Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova

11:18 - 15/07/26

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka përshëndetur shpalljen “non grata” nga Kosova të ministres serbe, e cila deklaroi...

Lexo më shumë
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

11:09 - 15/07/26
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

10:17 - 15/07/26
Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

10:08 - 15/07/26
Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

09:26 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com