GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Para pak ditësh u dha lamtumirën fansave! Ndërron jetë ish-trajneri i njohur i Anglisë, Sven-Goran Eriksson

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Para pak ditësh u dha lamtumirën fansave! Ndërron jetë ish-trajneri i njohur i Anglisë, Sven-Goran Eriksson
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërron jetë ish-trajneri i njohur i Anglisë dhe Lacios, Sven-Göran Eriksson në moshën 76-vjeçare.

Eriksson ishte trajneri i parë jo-britanik i skuadrës së Anglisë, që udhëhoqi ‘Tre Luanët’ në çerekfinale në tre turne të mëdhenj gjatë periudhës së tij pesëvjeçare në krye midis 2001 dhe 2006.

Në janar Eriksson tha se i kishte “në rastin më të mirë” një vit për të jetuar pasi u diagnostikua me kancer.

Suedezi drejtoi 12 klube, duke përfshirë Manchester City, Leicester, Roma dhe Lazio, duke fituar 18 trofe.

Eriksson, vetëm pak ditë më parë, i dha një mesazh prekës lamtumire botës.

“Kam pasur një jetë të mirë, po. Mendoj se të gjithë kemi frikë nga dita kur vdesim, por duhet të mësosh ta pranosh atë. Në fund të fundit ka rëndësi të kesh qenë njeri i mirë në këtë botë. Jo të gjithë do ta thonë këtë për mua, por shpresoj të më kujtojnë si një njeri pozitiv.

Mos kini keqardhje, buzëqeshni! Faleminderit për gjithçka: trajnerë, lojtarë, tifozë! Ishit fantastikë. Kujdesuni për veten, kujdesuni për jetën tuaj dhe jetojeni atë deri në fund”, shkruante Eriksson.

Suedezi suksesin si trajner e ka shijuar në Itali gjatë viteve 1990, ku ishte trajner i Sampdorias dhe pastaj Lazios, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit në edicionin 1999/2000.

Së fundmi, Eriksson ka punuar si drejtor sportiv tek ekipi i kategorisë së tretë suedeze, IF Karlstad, por që në shkurt të vitit të shkuar dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Eriksson ka punuar edhe te Fiorentina e Roma, ndërsa në total ka regjistruar 437 ndeshje në Serie A. Ai gjithashtu ka qenë edhe te Benfica, Manchester City, Leicesteri dhe disa skuadra kineze. Krahas Anglisë ka drejtuar edhe Meksikën, Bregun e Fildishtë dhe Përfaqësuesen e Filipineve.

 

Etiketa: erikssontrajner

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
Përmbyset trajleri i ngarkuar me krom, humb jetën drejtuesi në Kalimash

Përplasen dy automjete në Shkodër-Koplik, plagosen drejtuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com