GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Para për fushatën, janar-prill shpenzimet totale buxhetore u rritën me 12.2%

07:37 - 18/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Para për fushatën, janar-prill shpenzimet totale buxhetore u rritën me 12.2%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë muajit prill, në të cilin fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme arriti kulmin, qeveria intensifikoi shpenzimet buxhetore, sidomos ato për pushtetin lokal, për investimet, ato për mirëmbajtje dhe për rindërtimin e pasojave të tërmetit, si dhe për pagat e personelit, në krahasim me prillin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në muajin prill shpenzimet e përgjithshme shënuan 48,7 mld lekë, rritje me 16.4 për qind, ose 56 milionë euro. Ky është niveli më i lartë i shpenzimeve në këtë muaj, që kur Ministria e Financave raporton treguesit.

Në prill 2021 qeveria shpenzoi më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë, dhe pse në prill 2020 pati shtim të pazakonte të shpenzimeve si rezultat i shpërndarjes së paketave të ndihmës për përballimin e pandemisë dhe dyfishimit të ndihmës ekonomike. Por këtë prill shpenzimet kanë shkuar më tej të nxitura nga fushata zgjedhore, në të cilën historikisht ka intensifikim shpenzimesh.

Në prill të këtij viti, rritja u përqendrua në disa zëra, por pushteti lokal ishte një nga përfituesit më të mëdhenj, si rrjedhojë riaolokimit të fondeve të rindërtimit. Në prill fondet e akorduara për pushtetin vendor arritën në 4,6 miliardë lekë me një rritje 61 për qind në raport me vitin 2020. Gjatë prillit pushteti vendor mori 4,6 miliardë lekë financime në raport me 2.8 miliardë lekë që u akorduan në prill të vitit 2020.

Financimi i shpenzimeve kapitale shënoi rritje vjetore me mbi 23 për qind në prill. Gjatë këtij muaji u akorduan për shpenzime kapitale me 6,4 miliardë lekë, nga 5,1 miliardë që u dhanë në prill të vitit të kaluar.

Shpenzimet operative dhe ato për mirëmbajtjen pësuan rritje vjetore me 34 %, teksa u shpenzuan 5,4 miliardë lekë për një muaj.

Gjatë prillit u intensifikuan shpenzimet për rindërtimin e pasojave të tërmetit me rreth 4 miliardë lekë, teksa në muajin prill 2020 nuk u shpenzua as një lek, për arsye se rindërtimi nuk kishte filluar. Për këtë vit janë planifikuar 28 miliardë lekë.

Për janar-prill, shpenzimet totale buxhetore u rritën me 12.2% në raport me 4 mujorin 2020 dhe 14.4% me atë të 2019-s.

Shpenzimet për personelin për 4 mujorin u zgjeruan me 9.3%, pas rritjes së pagave të mjekëve por edhe shtimit të punonjësve në administratë. Shpenzimet kapitale u zgjeruan me 19% dhe ato për buxhetin vendor me 14%.

Në dekadën e fundit, qeveria i ka shteruar stimujt fiskalë nëpërmjet të cilëve do të mund të gjeneronte të ardhura shtesë për të rritur shpenzimet dhe shlyer detyrimet. Presioni që ka krijuar kriza e pandemisë në rritjen ekonomike dhe mungesa e hapësirës për të rritur taksat nuk i lë shumë mundësi qeverisë për të manovruar./Monitor

Etiketa: buxhetfushate elektoraleMinistria e Financavepushtetqeveria

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Policia aksion në Shkodër, ndalon 2 persona të dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës

Policia aksion në Shkodër, ndalon 2 persona të dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com