GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Paracetamol apo Ibuprofen? Ja sa qetësues mund të pini në ditë

12:19 - 20/01/25
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Paracetamol apo Ibuprofen? Ja sa qetësues mund të pini në ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paracetamoli dhe ibuprofeni janë dy ndër ilaçet më të përdorura kundër dhimbjes por jo vetëm.

Ato përdoren gjërësisht kundër temperaturës, artritit, dhimbjeve dhe migrenës.

Paracetamoli shërben për të ulur frekuencën dhe ashpërsinë e sinjaleve të dhimbjes në tru. Paracetamoli fokusohet kryesisht në zonën e dhimbjes.

Ibuprofeni funksionon duke nxitur prodhimin e disa hormoneve të caktuara që çlirohen në organizëm si reagim i një lëndimi apo sëmundjeje.

Ibuprofeni funksionon duke shënjestruar çdo gjurmë inflamacioni në të gjithë trupin.

A mund të merren të dy Ilaçet në të njëjtën kohë?

Kur vjen puna tek dhimbjet, paracetamoli është ndër më të rekomanduarit dhe më të sigurtët për shumë njerëz, me efekte anësore shumë të rralla.

Sipas ekspertëve, njerëzit që janë mbi moshën 16 vjeç mund të marrin paracetamolin dhe ibuprofenin bashkë për të ulur temperaturën dhe dhimbjet.

Mbi këtë grupmoshë, konsumi i të dy barnave në të njëjtën kohë nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Sipas të dhënave, një i rritur zakonisht mund të marrë një ose dy paracetamolë 500 mg çdo 4 deri në 6 orë.

Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 8 paracetamolë.

Nëse merrni më shumë paracetamolë, atëherë rrezikoheni nga probleme serioze me mëlçinë

Sa i përket ibuprofenit, njeriu mund të marrë 1 ose 2 pilula 200 mg çdo 4 deri në 6 orë.

Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 6 ibuprofenë.

Nëse merrni më shumë ibuprofenë, atëherë jeni më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe ishemia.

Ky ilaç rekomandohet të merret gjatë ushqyerjes ose pas saj.

Ai mund të shkaktojë të vjella, të përziera, konstipacion ose probleme me tretjen.

Të dyja barnat japin efekt brenda një ore. Ata mund të kombinohen për sa kohë nuk tejkalohen dozat e mësipërme.

Njerëzit duhet të tregojnë kujdes me kombinimin e tretësirave kundër gripit që kanë në përmbajtjen e tyre paracetamol dhe këtij bari sepse mund të kaloni në mbidozë.

Po Fëmijët?
Në rastin e fëmijëve nën 16 vjeç, gjërat ndryshojnë.

Mjekët thonë se të dyja barnat nuk mund të merren bashkë dhe dozat duhen alternuar vetëm nëse pas marrjes së njërit ilaç, situata nuk është përmirësuar.

Sipas tyre, prindërit shpesh abuzojnë sepse japin doza të bollshme ilaçi të lëngshëm ndonëse temperatura nuk është në nivele shqetësuese.

Mjekët thonë se temperatura është një mekanizëm i vetë trupit për të luftuar një infeksion.

Barnat nuk duhet të jepen që në momentin që i rritet temperature por në momentin që ajo është rritur mbi 38 °C

Tek fëmijët, paracetamoli është zbuluar të ketë lidhje me shfaqjen e azmës ndërsa ibuprofeni shkakton ulçerë në stomak dhe eventualisht probleme me veshkat.

Etiketa: ibuprofenparacetamol

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Më në fund: Përfundojnë vështirësitë për këto tre shenja të horoskopit!

Më në fund: Përfundojnë vështirësitë për këto tre shenja të horoskopit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com