GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Paradite President, pasdite punon mjek”, Bardhi: Djali i tij paguhet nga kompania që ka marrë tendera nga Presidenca

13:07 - 15/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Paradite President, pasdite punon mjek”, Bardhi: Djali i tij paguhet nga kompania që ka marrë tendera nga Presidenca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një denoncim për Presidentin Bajram Begaj.

Bardhi ka denoncuar se, djali i Presidentit merr një pagë të madhe në një kompani që ka marrë tenderë nga Presidenca.

Ai bëri me dije se, djali i Presidentit me studime dhe i punësuar jashtë shtetit rezulton i punësuar edhe në Shqipëri, në një kompani sigurimesh.

Djali i Begajt, 23 vjeç, jep konsulencë kundrejt mijëra eurove, për një aktivitet që nuk është fusha e tij e studimeve.

Sipas Bardhit, në këmbim të tenderave, djali i Presidentit rezulton i punësuar fiktivisht me një pagë sa dyfish i mesatares së punonjësve të kësaj kompanie.

Ndër të tjera ka thënë se, sipas Kushtetutës presidentit i ndalohet të kryejë çdo veprimtari shtetërore dhe private, ndërsa presidenti paradite është president dhe pasdite jep konsulencë për disa klinika mjekësore për 200 euro.

Për këtë Bardhi është shprehur se do të përgatitet një kallëzim për në SPAK.

“Një tjetët shkelje e evidentuar qartë nga përfaqësuesit e opozitës është se Begaj i ka dhënë të gjithë prokurimet e Institucionit të Presidentit kompanisë ku punon djali i tij.

 Përfitimet personale dhe të birit në shkelje flagrante të Kushtetutës

Në kundërshtim me nenet 11, 86, 88 dhe 89 të Kushtetutës ka krijuar një gjendje permanente konflikti interesi, që cenon konkurencën e lirë në treg, duke i dhënë përfitimin e të gjitha pokurimeve publike të Institucionit të Presidentit në fushën përkatëse kompanisë private ku është punësuar djali i tij pas emërimit të z. Bajram Begaj si President i Republikës.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës, për shkak se:

Ka vijuar të ushtrojë detyra publike në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe veprimtari private në Spitalin Acibadem në kundërshtim me detyrimin e tij kushtetues për të hequr dorë nga çdo lloj detyre publike apo veprimtarie private, duke u fokusuar plotësisht në detyrën më të lartë shtetërore, atë të Presidentit të Republikës;
Ka cënuar parimin e konkurrencës së lirë, në drejtim të barazisë së pjesëmarrësve në kontrata publike, duke i akorduar kompanisë private, ku rezulton i punësuar i biri, të gjitha prokurimet publike në fushën e sigurimeve në kushtet e konfliktit faktik të interesit;
Ka cënuar rëndë besimin e publikut të figura e Presidentit të Republikës, për shkak se gjenerimi i të ardhurave nga detyra të tjera publike dhe veprimtari private nga vetë Bajram Begaj, si dhe gjenerimi i të ardhurave nga i biri (person i lidhur) nga një kompani private në marrëdhënie kontraktuale me Institucionin e Presidentit të Republikës, krijojnë perceptimin tek qytetarët e përdorimit të funksionit publik për përfitime personale.

Për këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Ligjit, e paprecedentë për një President Republikës, kam autorizuar ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që të përgatisë kallëzim penal, i cili do të dorëzohet brenda kësaj jave në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se jemi në kushtet e konsumimit të të paktën dy veprave penale, në bashkëpunim, përkatësisht “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publik” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, të parashikuara nga nenet 25, 258 dhe 260 të Kodit Penal,-thuhet ndër të tjera në shkresën  e Partisë Demokratike.

Etiketa: djalimjekPresident

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
U arratis nga burgu grek, arrestohet pas gati 1 muaj në kërkim 27-vjeçari shqiptar

U arratis nga burgu grek, arrestohet pas gati 1 muaj në kërkim 27-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com