GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Paraguai konfiskon katër tonë kokainë, e destinuar për në Europë

09:45 - 17/07/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paraguai konfiskon katër tonë kokainë, e destinuar për në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet paraguaiane njoftuan se kishin bërë konfiskimin më të madh të kokainës në historinë e vendit pasi zyrtarët u befasuan kur gjetën më shumë se katër tonë drogë të fshehur në një ngarkesë sheqeri që supozohej të transportohej në Belgjikë.

Presidenti Santiago Pena u tha gazetarëve se zbulimi rekord, i koduar “Operacioni Sweet”, shtoi një tjetër “episod shumë të trishtuar” në historinë e Paraguait që e transformoi vendin me vendndodhje strategjike në një qendër kryesore të trafikut të drogës në rajon.

Pena ka shpresë se me sekuestrimin e fundit, i vlerësuar në rreth 240 milionë dollarë, do të prishte tregtinë e kokainës, ndërsa shtoi se policia po ndiqte personat përgjegjës.

“Unë mendoj kjo ngjarje u dërgon një sinjal bandave të organizuara që të mos përdorin Paraguain si tranzit, ata do të ndeshen këtu me forcat e rendit që janë të vendosur dhe që punojnë në mënyrë të koordinuar,” tha ai.

Agjentët nga agjencia kundër drogës e Paraguait, e njohur si Senad, filluan të hënën të shpaketonin kontejnerë të transportit të mbushur me thasë 40 kilogramësh sheqer në Puerto Caacupema, një port lumor në kryeqytetin Asuncion. Edhe sot vijon klasifikimi dhe matja e kokainës që fshihej në ngarkesë.

Nuk dihet ende se nga vjen droga. Ndryshe nga Bolivia, Kolumbia dhe Peruja e afërt, Paraguai nuk prodhon kokainë. Por vitet e fundit, vendi i vogël pa dalje në det është bërë lajm botëror si një parajsë për kontrabandë si cigare apo mallra luksi, përveç drogës.

Kjo ka shkaktuar korrupsion dhe madje edhe dhunë në një vend të pamësuar më parë me trafikun e drogës.

📍Operativo Dulzura | Histórico decomiso de cocaína en Paraguay

Los 4.013 kilos de la droga confiscada ayer lunes por la @senad_paraguay en coordinación con la @DNITaduanapy y el @MinPublicoPy en el Puerto Caacupemi ya se encuentra resguardada en la base de operaciones de la… pic.twitter.com/y6vYKZnVek

— Py Urgente (@py_urgente) July 16, 2024

Etiketa: Kokaineparaguai

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Vinte “gjoba” përmes portalit, jepet masa për Kushtrim Selimin

Vinte “gjoba” përmes portalit, jepet masa për Kushtrim Selimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Lexo më shumë
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com