GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Paraja e krimit’, flet eksperti i ekonomise: Apartamentet nuk i blejnë dot qytetarët e ndershëm

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana, një oaz i nxehtë betoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, deklaroi se forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase nuk justifikohet me bumin turistik të viteve të fundit. Ai tha se, edhe pse vitin e kaluar Shqipëria numëroi mbi 11.4 milionë turistë, luhatjet e euros gjatë sezonit ishin minimale, çka tregon se turizmi nuk është arsyeja kryesore e forcimit të lekut.

Sipas tij, në këtë fenomen ndikojnë faktorë të tjerë, kryesisht paraja kriminale që po depërton në ekonominë reale, si edhe ndërtimi masiv i cili nuk ka asnjë logjikë ekonomike.

Muço nënvizoi se në Tiranë, ndonëse popullsia nuk po rritet, oferta e apartamenteve shtohet çdo vit me 10 deri në 15%, duke lënë pas dhjetëra mijëra banesa bosh, ndërsa çmimet vijojnë të rriten.

Eksperti theksoi se këto prona nuk i blejnë dot qytetarët e ndershëm me të ardhurat e tyre, pasi nuk përballohen as nga profesorët, mësuesit, inxhinierët apo mjekët, por kryesisht nga individë që disponojnë para të gjeneruara nga krimi, korrupsioni dhe evazioni.

“Më vjen keq ta them, por Shqipëria po kthehet si disa vende afrikane ku bukuritë natyrore mbushen me vila dhe komplekse luksoze, që nuk janë për qytetarët vendas, por vetëm për të huajt me shumë para”, deklaroi Muço.

Ai paralajmëroi se shumë zona të vendit po humbasin funksionin e tyre për qytetarët shqiptarë, ndërsa kullat që po ndërtohen nuk janë të destinuara për ta, por për një treg të huaj të përzgjedhur.

“Çdo ekonomist që do flite me qartësi do thoshte që një forcim i vazhdueshëm i monedhës tonë vendase siç po ndodh vitet e fundit në Shqipëri nuk justifikohet kurrë me bumin turistik.

Konkretisht vitin e kaluar, numëruam 11.4 milionë turistë, po të kemi parasysh ecurinë e euros nga janari deri në gusht apo deri në shtator kur kemi flukse rritëse të turistëve, në fakt ndryshimi i euros ishte gati gati i papërfillshëm që do të thotë se nuk është turizmi ai që po forcon monedhën tonë vendase.

Në të tilla kushte ajo që na bie në sy është që janë faktorë ekzogjenë që bien në sy që çojnë në këtë forcim të vazhdueshëm.
Është sigurisht edhe paraja kriminale që depërton në ekonominë reale, gjithashtu edhe ndërtimi që nuk ka logjikë, nuk ka absolutisht asnjë logjikë ekonomike që në një qytet si Tirana që popullsia tanimë është frenuar, nuk ka më një rritje ose ajo rritja është gati gati e papërfillshme e popullsisë, sugjerohet rritje e ofertës së ndërtimit çdo vit me nga 10 apo edhe nga 15%. Nga ana tjetër kemi dhjetëra mijëra apartamente bosh, ndërkohë po rriten dhe çmimet ndërkohë që lulëzojnë, mbijnë kulla ditë për ditë që do të thotë se shiko se këto apartamente me këto çmime nuk i blejnë dot qytetarë të ndershëm, nuk i blejnë dot qytetarët me kursimet e tyre, nuk i blejnë dot as profesori, as mësuesi, as inxhinieri në shumë raste, as ai mjeku që merr atë pagën në mënyrë të ndershme.

Të gjitha këto prona blihen kryesisht nga ata që kanë para të gjeneruara kryesisht nga krimi, nga korrupsioni, nga evazioni etj.

Më vjen keq ta them por Shqipëria, ne, po kthehemi si shumë vende afrikane që si shumë vende të varfra në botë që edhe ato bukuritë e detit duken sikur po ndërtohen apo po mbushen me vila luksi, e komplekse shumë luksoze që nuk janë më për qytetarët e vet por janë vetëm për turistët e huaj me shumë para.

Sot që ne po flasim shumë prej zonave në Shqipëri nuk janë më për qytetarët shqiptarë, kullat që po ndërtohen nuk janë për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ai.

Etiketa: apartamentKryesore1shqiptarë

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Dyshohen për spiunazh te Lista Serbe, arrestohet një pilot i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe

Dyshohen për spiunazh te Lista Serbe, arrestohet një pilot i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur që të bojkotojë mësimin në të gjitha universitetet publike, duke...

Lexo më shumë
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com