GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Paralajmërimi! Duhet përgatitje më e mirë në rast të netëve pa drita

08:43 - 17/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërimi! Duhet përgatitje më e mirë në rast të netëve pa drita
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një informim më të mirë për pasojat e mundshme të ngushticave të furnizimit me energji dhe sabotimit kërkon shoqata e qyteteve gjermane, “Deutsche Städtetag”. “Blackouti – ndërprerja e energjisë- është një skenar realist”, paralajmëroi kreu i shoqatës, Helmut Dedy në gazetën gjermane “Süddeutschen Zeitung”.

Duhet të përgatitemi se mund të krijohen njëkohshëm situata të ndryshme krize. “Një furnizim funksionues në rast emergjence me ujë dhe ngrohje është i mundur vetëm për 72 orë.” Kësaj i shtohet që njerëzit në Gjermani “deri tani janë pa përvojë për t’u përballur me situata krizash dhe katastrofash”, ka theksuar Dedy. Prandaj ka shumë rëndësi “një përgatitje e vazhdueshme, transparente dhe pa shumë burokraci për rreziqet e mundshme. Duhet të jenë më prezente fushatat për vetëmbrojtje dhe vetëndihmë.”

Do të mbrohet infrastruktura kritike

Ndërkohë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser është shprehur për më shumë mbrojte të infrastrukturës kritike pas atentatit ndaj gazsjellësit Nord Stream dhe sabotimit të rrjetit të kabllove të hekurudhës gjermane. “Sulmi rus kundër Ukrainës shenjon një pikë kthese edhe për sigurinë e brendshme. Për këtë po përgatitemi”, ka thënë ministrja Faeser. “Mbrojtja e infrastrukturës kritike ka prioritetin më të madh”, siguroi ministrja gjermane. Autoritetet gjermane të sigurisë “po marrin masa shtesë aty ku është e nevojshme”. Për shembull ka një prezencë më të madhe të policisë federale tek infrastruktura detare. Qeveria gjermane do të paraqesë që këtë vit pikat kryesore për një ligj të ashquajtur KRITIS për mbrojtjes e infrastrukturës kritike dhe do të fusë edhe detyrime të tjera për njoftimin e incidenteve të sigurisë që të rrisë në këtë mënyrë sigurinë e furnizimit për Gjermaninë dhe Europën.

Shqetësimi për sumet kundër infrastrukturës është rritur ndjeshëm pas sulmit rus në Ukrainë. Të shtunën e kaluar sabotimi i sistemit të kabllove të hekurudhës gjermane shkaktoi ndërprerjen e lëvizjes së trenave në pjesë të mëdha të Gjermanisë veriore. Kurse në fund të shtatorit para ishullit danez Bornholm në gazsjellësit Norstream 1 dhe 2 nga Rusia në Gjermani u zbuluan katër pika rrjedhjeje, që sipas një raporti danezo-suedez kanë ardhur si pasojë e shpërthimeve të forta./DW

Etiketa: energji elektrikeGjermani

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
“Misioni i jetës sime”/ Ditën e lindjes së Dritan Hoxhës, Lori bën premtimin emocionues

“Misioni i jetës sime”/ Ditën e lindjes së Dritan Hoxhës, Lori bën premtimin emocionues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com