GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

 Paralajmërimi i Ekspertes: Shqipëria, Bosnja dhe Serbia do të kenë probleme me…

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
 Paralajmërimi i Ekspertes: Shqipëria, Bosnja dhe Serbia do të kenë probleme me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demografja kroate Monika Komusanac ka deklaruar për mediat vendase se Ballkani do të vazhdojë të zbrazet, numri i popullsisë do të ulet dhe në disa vende do të ketë mungesë të fuqisë punëtore. Ajo u shpreh se vendet e Ballkanit tashmë karakterizohen nga një përbërje e moshave e pafavorshme dhe popullsi në plakje. Komusanaç shpjegon se numri mesatar i të rinjve deri në 14 vjeç në vendet e Ballkanit është rreth 16 për qind, ndërsa numrin mesatar i popullsisë mbi 60 vjeç është gati 25 për qind.

“Është një fakt alarmant se në disa vende të Ballkanit përqindja e të moshuarve arrin pothuajse 30 për qind të popullsisë së përgjithshme, për shembull në Kroaci (29,55 për qind), Bullgari (29,20 për qind) dhe Serbi (27,10 për qind), ndërsa vende të tjera të Ballkanit kanë një përqindje të të moshuarve ndërmjet 22 dhe 25 për qind. Përjashtim nga këto trende bën Kosova, e cila ka 7 për qind më shumë të rinj, kryesisht falë faktit që është shteti që ka një prej niveleve më të larta të lindjeve në Ballkan dhe Evropë dhe një norme relativisht të lartë të ndryshimeve pozitive natyrore, edhe pse edhe në këtë shtet ky faktor ka pasur rënie në vitet e fundit”, deklaroi ajo.

Ndërsa sqaroi më tutje se, projeksionet e OKB-së për strukturën e moshës në vitin 2050 konfirmojnë vazhdimin e tendencave të përmendura dhe rritjen e intensitetit të plakjes në vendet e Ballkanit. Për shembull, OKB parashikon se shpopullimi i plotë (ulja e numrit të banorëve) ka qenë tipar dominues i kësaj zone për disa dekada, dhe sipas variantit të mesëm të vlerësimit të Kombeve të Bashkuara, shtetet ballkanike të krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë presin një humbje prej 2.8 miliona persona nga mesi i shekullit, ndërsa zona e gjerë e Ballkanit do të përballet me një rënie të popullsisë prej 8.2 milionë në vetëm 30 vjet.

“Kështu, për shembull, në vitin 2050, Bullgaria, Serbia dhe Kroacia do të shohin rënien më të madhe relative të popullsisë, midis 17 për qind dhe 24 për qind, ndërsa vetëm disa vende të Ballkanit do të përjetojnë një rënie prej më pak se 10 për qind për sa i përket popullsisë së përgjithshme në vitin 2022”, shpjegon demografja.

Sipas saj, niveli i rënies demografike në Ballkan është i tillë, që nuk ka gjasa të pritet që në të ardhmen të ketë një rritje pozitive. Në kushte normale të zhvillimit të popullsisë, periudha prej 5 deri në 10 vjet është relativisht e shkurtër për ndryshime të rëndësishme demografike, por kur popullsitë e vogla (si ato kryesisht në Ballkan, me përjashtim të Rumanisë dhe Greqisë) arrijnë një nivel të dukshëm shpopullimi, duhet pritur që të gjitha proceset e mëpasshme të jenë më të shpejta.

“Në dekadën e ardhshme, mund të presim një ndikim demografik të shtuar në sistemet pensionale, sociale, të punës, shëndetësore, arsimore dhe të tjera, përkatësisht ekskluzivisht si një faktor kufizues në zhvillimin e përgjithshëm të kësaj fushe”, tha ajo.  Me fjalë të tjera, proceset dominuese demografike në Ballkan reflektojnë negativisht në zhvillimin hapësinor të mjediseve rajonale dhe lokale në kontekstin e zhdukjes së vendbanimeve më të vogla dhe zbrazjes së hapësirës, reduktimit të potencialit të pjellorisë (biologjik) dhe ekonomik (punës), plakja e kontingjenteve të pjesshme etj, gjë që redukton ndjeshëm perspektivat për rimëkëmbjen demografike nga popullsia rezidente.

Etiketa: ekonomiaforca punetorekroateParashikim

Lajme të lidhura

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve
Breaking Views

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Para
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Ekstremet takohen edhe në ujë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com