GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paralajmërimi i fortë nga DASH: Lista e “non-grata”-ve do të zgjerohet

21:28 - 16/04/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Paralajmërimi i fortë nga DASH: Lista e “non-grata”-ve do të zgjerohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 31 vite tranzicion Shqipëria është mbështetur pa ndalur nga shtete e Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në qershorin e vitit 1991 është një ndër momentet e para dhe pikante kur të rikthimit në Shqipëri të mbështetjes amerikane, pas rënies së diktaturës komuniste. Porositë e Sekretarit Amerikan të Shtetit në parlamentin e parë pluralist, ishin gjithçka duhej të bënte politika shqiptare për ta kthyer Shqipërinë në një vend demokratik. Por çfarë ndodhi në tri dekada është thuajse e kundërta. Si përfundoi Shqipëria një ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe pranisë së elementeve të krimit në politikë, një vend ku lista e personazheve publike të shpallur nongrata në SHBA është shqetësuese.

Ky qëndrim i SHBA-së në vazhdën e ndihmës dhe mbështetjes ndaj Shqipërisë, vjen si një hap për një pastrim të politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Është një hap që politika, institucionet e drejtësisë dhe shoqëria shqiptare nuk e bënë dot.

“Vetting” ka mbledhur momente pikante të tranzicionit që çuan në këtë lëvizje të rëndësishme të SHBA-ve, mbështetur në raportet ndërkombëtare për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. “Vetting” gjithashtu ka pyetur dhe ka marrë përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit për emrat e rinj në listën nongrata, që pritet të renditen në këtë listë Në përgjigje të interesit të emisionit Vetting, zëdhënësi i Departamentit Ëallsh, sqaron se edhe familjarët e personave non grata kanë të njëjtat sanksione.

“Ne ju referojmë në Departamentin e Thesarit të SHBA-së për të gjitha pyetjet në lidhje me veprimet e OFAC (per vendimet e fundit). Individët e caktuar sipas seksionit 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Ndarjeve Programore të Lidhura parashikojnë që zyrtarët e qeverive të huaja për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion të rëndësishëm, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, janë të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Mospërshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë. Si një çështje e përgjithshme, kur një individ është percaktuar sipas Seksionit 7031 (c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, seksioni 7031 (c) përmban dispozita të përjashtimit dhe të heqjes dorë që mund të lejojnë një individ të udhëtojë në rrethana të caktuara.

 

Emri tjetër në listën e zezë të SHBA-ve është Ylli Ndroqi. Departamenti I thesarit amerikan evidenton se veç të tjerash, Ndroqi ka përdorur median e tij për korrupsion.

Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qenë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

 

I pari në listën non grata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u listua ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik llalla. Ai u shpall non-grata në 14 shkurt të vitit 2018-të. Pak muaj më vonë më 16 Prill 2018, SHBA shpallën non-grata ish-deputetin socialist Tom Doshi. Më 30 Korrik 2019 SHBA e shtoi listën non-grata me ish-kryetarin socialist të bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Më 26 maj 2021 Shtete e Bashkuara të Amerikës shpallën non-grata ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën, njëherësh ish-president në vitet 1992-1997. Por si përfundon një zyrtar a biznesmen në listën nongrata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Cilat janë procedurat që e vlerësojnë një individ të padëshiruar në SHBA?

“Kur Sekretari i Shtetit merr informacion të besueshëm se një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë së huaj ka qenë i përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të konsiderueshëm ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, Sekretarit i kërkohet të caktojë ose identifikojë atë zyrtar dhe familjen e tij/saj të afert sipas nenit 7031 (c), publikisht ose privatisht.”

Ka persona në listën nongrata që besojnë se nuk ka arsye që të përfshihen në këtë, listë dhe shpresojnë që një ditë të dalin nga ajo listë. Por sa janë mundësitë që të ndodhë kjo, si në rastin e ish-kryeministri Berisha që ka nisur një proces gjyqësor në Francë ashtu edhe Ylli Ndroqi që beson do të rikuperojë emrin e tij për tu larguar nga kjo listë.

një vend i vogël si Shqipëria, që ka gëzuar mbështetje të padiskutueshme nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, është sot një ndër vendet e Ballkanit ku lista e personave “Non Grata” është domethënëse. Para se të niste historia nongrata në Shqipëri, elitat qeverisëse patën mundësi të luftojnë korrupsionin, të kryenin zgjedhje të lira dhe të bënin gjithçka duhej për të ndërtuar një shtet ligjor. Historian a dëshmon se kjo rrugë nuk ishte dhe nuk është e dëshiruara për shumë prej anëtarëve të elitës politike në Shqipëri.

Ndaj dhe lista non grata vjen si një rrugë e detyruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në objektivin e rëndësishëm për të garantuar paqe, stabilitet e prosperitet në Rajonin e Ballkanit ku përfshihet Shqipëria. Është beteja e pakryer e elitës politike së tranzicionit, për vetpastrim si domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën e vështirë drejt lirisë e demokracisë. Është një proces që mesa duket do ta realizojë SHBA për shqiptarët. /abcneWs.al/

 

Etiketa: DASHKryesore1non grataparalajmerimSali BerishaSHBAte korruptuaritzgjertohet lista

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Përfundon numërimi edhe në degën e PD-së në Elbasan, ja kush është fituesi

Përfundon numërimi edhe në degën e PD-së në Elbasan, ja kush është fituesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com