GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paralajmërimi i gazetarit: Beqaj ka hesape të tjera për të larë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetari: Rama po e bën Beqajn “kokë turku”, ja çfarë rrezikon ish-ministri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Eni Ferhati deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dyshohet se gjatë negocimit të kontratës të sterilizimit ka ndryshuar të dhënat e kontratës duke rënduar pozitat e shtetit në këtë koncesion, duke i lënë shtetit detyrimet për ujin, energjinë, ambientet etj, duke nënkuptuar se Beqaj duhet të ishte në burg.

Por, sipas Ferhatit, përveç këtij koncesioni, Beqaj ka hesape të tjera me drejtësinë, sepse po hetohen koncesione të tjera.

“Kjo ishte një aministi e dytë për zotin Beqaj nga dosja e dytë. U bë një operacion në muajin gusht dhe emri i zotit Beqaj nuk figuronte askund, por u gjet fajtor vartësi i z. Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Që në këtë moment nisi krisja e parë dhe gjykata tha se ka të dhëna për ish-ministrin Beqaj, madje dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe zyrtarë të komisionit të prokurorimit, ku kishte shkuar edhe një ankesë nga një kompani tjetër që ofroi 25 milionë euro më pak.

Gjyqtari thotë se ndaj zotit Beqaj krahas akuzës së shpërdorimit të detyrës të shtohet edhe akuza e falsifikimit të dokumentave, vulave dhe stampave, që e ka për detyrë personi që e nxjerr. Në ktë rast z. Beqaj si titullar i autoritetit kontraktor, dyshohet se sipas arsyetimit që jep gjyqtari, gjatë negocimit të kontratës, pasi është shpallur fituesi, ka ndryshuar të dhënat e kontratës duke rënduar pozitat e shtetit në këtë koncesion, duke i lënë shtetit detyrimet për ujin, energjinë, ambientet etj. Pra gjykata ka thënë shqip se Beqaj duhet të ishte në burg.

Kjo është një patate e nxehtë. Në dijeninë time ka patur një deklarim nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, që nuk ka qenë dakord me përfundimet e dy prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi dhe ka përdorur rekomandimin detyrues që kjo dosje ka probleme. Ajo dosje ka qenë e harruar prej tre vitesh aty dhe ka qenë një dosje që nuk është hetuar si duhet për të shkuar te organizatori i koncesionit të sterilizimit.

Gjyqtari thotë se ishte paramenduar dhënia me koncesion te kjo kompani në këtë lloj mënyre sepse zoti Beqaj ka patur në tryezë një kërkesë të ish-drejtoreshës së QSUT-së në atë kohë, Ogerta Manastirliu që i thoshte se kemi në dispozicion një qendër me një investim 1.8 milionë euro, por Beqaj nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vazhduar me planin për ta dhënë me koncesion.

Gjykata thotë se Beqaj duhet të ndërhynte në dy momente: konstatimin e konfliktit të hapur të interesit nga vartësi i tij, zv.ministri Rrjepaj që kishte njohje me biznesmenin Rrapaj dhe fryrjen e kësaj pakete koncesioni. Ky nuk është koncesioni i vetëm që po hetohet. Z. Beqaj ka hesape të tjera për të larë. Po hetohet koncesioni i chek-up”, tha Ferhati.

Etiketa: BeqajgazetariSpak

Lajme të lidhura

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Para
Dhuna në futbollin e femrave, Aliu: Si më goditi Presidenti i Vllaznisë

Dhuna në futbollin e femrave, Aliu: Si më goditi Presidenti i Vllaznisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi u shpreh se duhet 'të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë...

Lexo më shumë
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com