GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Paralajmërohet rritja e mëtejshme e çmimeve/ Inflacioni arrin 7.5% në korrik, rekord i ri në 20 vite

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
E frikshme, ky artikull ushqimor i përditshëm mund të shkaktojë 90% të rasteve të kancerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimeve nuk ka ndalur dhe në korrik, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm. Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022 është 7,5 %, nga 7.4% që ishte muajin e mëparshëm. Edhe në korrik rritja e çmimeve u ndikua më së shumti nga ushqimet dhe pijet alkoolike si dhe nga karburantet. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022, krahasuar me Qershor 2022 është 0,2 %.Në korrik, inflacioni ishte në nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2002, kur treguesi ishte 7.6%.Inflacioni është më se dy herë më i lartë se objektivi i shënjestruar i bankës së Shqipërisë prej 3%.

Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, që nga muaji mars i këtij viti ka rritur tre herë normën bazë në ekonomi, duke eçuar nga minimum historic prej 0.5% në 1.75% në fillim të gushtit, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjatë vendimit të fundit se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend.

Në eurozonë, në korrik inflacioni arriti në nivel rekord prej 8.9%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.
Nga erdhi rritja e çmimeve. Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,59 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,66 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me

+0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor”me +0,02 pikë përqindje secili. Sipas INSTAT Krahasuar me muajin Korrik 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4 %,

“Veshje dhe këpucë” me 2,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,7 % secili, “Shëndeti” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 %.Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30,6 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 20,0 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 15,4 %, “peshk” 11,4 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5 %, “mish” me 9,1 %, etj.

Krahasuar me muajin Qershor 2022, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 0,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % secili, “Shëndeti” me 0,3 %, “Komunikimi” me 0,2 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1 %/ MONITOR

Etiketa: CmimeeInstatrritjushime

Lajme të lidhura

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Para
Lefter Koka kërkon lirimin nga burgu: Jam rëndë, vuaj nga zemra

Lefter Koka kërkon lirimin nga burgu: Jam rëndë, vuaj nga zemra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com