GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paralajmëron deputeti i PD: Nesër publiku do të njihet me…

12:01 - 15/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmëron deputeti i PD: Nesër publiku do të njihet me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nesër Kuvendi do të çelë zyrtarisht punimet për këtë vit. Senca plenare do të zhvillohet në orën 16:00. Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka paralajmëruar “mrekulli” të tjera nga bashkëpunimi Rama-Alibeaj. Sipas tij, sesioni i nesërm do të hapet edhe më zi nga sa u mbyll i kaluari.

Duke iu referuar vendimit të Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve të tjerë nga grupi i PD, ai deklaron se Rama e “ushqen” pikërisht për të mbajtur në amulli grupin.

Sipas tij, në thelb të tilla veprime më shumë se çdo gjë cenojnë parlamentarizmin shqiptar, synojnë edhe t’i “tredhin” ligjvënësit, për t’i kthyer në “eunukët” e regjimit.

POSTIMI I PLOTË
Rama dhe pupaci i tij Alibeaj- minuesit e parlamentarizmit!
Nesër sesioni i ri do të hapet edhe më “zi” nga sa u mbyll i kaluari.
Një Kuvend që nuk respekton as rregulloren e tij, as ligjet, që vetë ka miratuar, as të drejtat e deputetëve, as Kushtetutën…
Një Kuvend që bllokon komisionet e tij…
Që bllokon iniciativat e deputetëve, dhe kur këto dënojnë gjenocidin serb në Kosovë.
Ku dhe Komisioni i Jashtëm lejohet të diskutojë vetëm për “krimbat e detit”!
Por ka dhe më keq..
Një Kuvend, që nën “shkopin e dirigjentit” e përkuljet e “pupacit” ka vetëm një qëllim, të shkatërrojë opozitën në parlament, ta përçajë atë, ta emërojë atë, përbërësit e saj.

Kjo edhe nëpërmjet debateve të shtirura e të parapërgatitura të Ramës me argatin, përçarësin e opozitës…një fare Alibeaj ky.
Por fatkeqësisht që nesër publiku do të njihet me “mrekulli”, të tjera, Rama-Alibeaj.
Letra të falsifikuara në emër të grupit të PD, të firmosura nga uzurpatori i pacipë i tij.
Që do të duartrokiten nga Rama&Co.
Me përjashtime e dënime të tjera deputetësh këto.
Në kundërshtim të plotë me rregulloren, Kushtetutën, demokracinë, të drejtat e deputetit.
Të sjella këto aty si skuth nga ai, që Rama e “ushqen” pikërisht për të mbajtur në amulli grupin tonë.
Jo PD-në, se aty nuk depërton dot as Rama, as “gjethja e tij e fikut”, e keqpërdorur në ekstrem…edhe për të fshehur ato çfarë ka ndën atë!
Në thelb të tilla veprime më shumë se çdo gjë cenojnë parlamentarizmin shqiptar.
Kuvendin tonë, e deformojnë thellësisht atë, përdhosin deputetët.
Këto synojnë edhe t’i “tredhin” ligjvënësit, për t’i kthyer në “eunukët” e regjimit.
Kjo me kontributin e çmuar të krye “enukut” të zi të Sulltanit.
Se sulltanët në histori kryeeunukun e tyre i kishin gjithmonë të Zi.

 

Etiketa: deputetKryesore1kuvendPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Polumbarët nisin kërkimet në Seman, asnjë shenjë nga automjeti

Polumbarët nisin kërkimet në Seman, asnjë shenjë nga automjeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com