GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paralajmëron Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmëron Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar paralajmëroi se ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë edhe në zgjedhjet në SHBA, përcjell Telegrafi.

“Të jeni të sigurt se ata do të përpiqen të përdorin të gjitha dallimet dhe të gjitha metodat në përpjekje për ta devijuar Malin e Zi nga rruga e tij evropiane. Prandaj, po, shqetësohem për zgjedhjet jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon”, citohet të ketë thënë Escobar.

Ai tha se nga ana tjetër qytetarët e Malit të Zi kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Sa herë që qytetarët duhej të bënin zgjedhje, ata zgjidhnin të vetmen rrugë reale përpara Malit të Zi – integrimin euroatlantik”, shtoi Escobar. Ai theksoi se prandaj është i bindur se qytetarët e Malit të Zi, kur zgjedhin qeverinë, dinë të identifikojnë keqinformime të tilla dhe të marrin vendime që janë në përputhje me vlerat dhe aspiratat e tyre. Sipas tij, SHBA-të shprehen qartë se nuk i zgjedhin qeveritë e aleatëve të NATO-s, por se kanë pritshmëritë e tyre.

“Siç e dini, kushdo që e mban Malin e Zi në kursin e tij evropian, kushdo që mbetet i përkushtuar ndaj detyrimeve të Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO dhe që është aleat në luftën kundër korrupsionit mund të presë mbështetjen e SHBA-së”, ka thënë më tej Escobar.

Veç këtyre, Escobar ka theksuar vazhdimisht se aktorët politikë malazezë duhet të lënë mënjanë interesat e tyre të ngushta partiake dhe të fokusohen në tema që janë të rëndësishme për qytetarët, si ekonomia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Etiketa: Gabriel EscobarMali i Zi

Lajme të lidhura

Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK
Aktualitet

Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

19:13 - 05/11/26
Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin
Aktualitet

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

16:52 - 05/11/26
Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false
Aktualitet

Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false

16:41 - 05/11/26
Para
Stojkoviç lançon alarmin: Vuçiç ka angazhuar grupin Wagner, ata planifikojnë…

Stojkoviç lançon alarmin: Vuçiç ka angazhuar grupin Wagner, ata planifikojnë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve
Breaking Views

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve

19:32 - 05/11/26

Komisioni Europian evidenton një sërë problematikash në sistemin shëndetësor shqiptar, duke vënë në dukje kostot e larta që përballojnë qytetarët,...

Lexo më shumë
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

19:25 - 05/11/26
Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

19:13 - 05/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

16:52 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com