GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Paralajmëron Kremlini: Kritikët do të hetohen penalisht

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmëron Kremlini: Kritikët do të hetohen penalisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale paralele kundër një aktori të famshëm, që ka kritikuar luftën në Ukrainë dhe ndaj një filantropi që mbështet opozitën ruse. Këto janë ndër masat shtypëse më të fundit të autoriteteve ndaj disidentëve.

Komisioni Hetimor i Rusisë njoftoi në një deklaratë se drejtuesi i tij, Alexander Bastrykin, ka urdhëruar fillimin e një hetimi penal ndaj aktorit rus të filmave dhe teatrit, Artur Smolyaninov, i cili u largua nga vendi pasi forcat ruse sulmuan Ukrainën dhe vazhdimisht ka folur kundër luftës. Sipas njoftimit, zoti Smolyaninov “ka bërë një seri deklaratash kundër Rusisë gjatë një interviste me një media perëndimore”. Komisioni Hetimor nuk qartësoi se cilat prej veprimeve të zotit Smolyaninov përbëjnë shkelje penale, si dhe nuk qartësoi se çfarë akuzash do të ngrihen ndaj tij.

Dhoma e Përfaqësuesve me rregulla të reja, të djathtëve iu jepet më shumë ndikim ndaj kryetarit republikan.

Intervista më e fundit e zotit Smolyaninov ngjalli zemëratën e mbështetësve të Kremlinit. Aktori i tha gazetës Novaya Gazeta Europe se nëse do t’i duhej të merrte pjesë në luftë, ai do të luftonte “në krahun e Ukrainës”. Ai tha se “për mua, kjo është në anën e vëllezërve të mi, që u sulmuan nga vëllezërit e mi të tjerë”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mirëpriti të hënën një hetim nga Smolyaninov, duke vënë në dukje se është “e rëndësishme që organet tona përkatëse të mendojnë rreth këtyre komenteve”.

Hetimi ndaj zotit Smolyaninov vjen mes një retorike gjithnjë e më të ashpër për rusët që janë larguar nga vendi për shkak të luftës. Ligjvënësit kanë sugjeruar konfiskimin e pronave të atyre që janë larguar jashtë vendit, ose të rrisin taksat për ata që vazhdojnë të punojnë në distancë për kompanitë ruse. Të tjerët thjesht i kanë dënuar si “tradhëtarë”.

Ish-presidenti Bolsorano shtrohet në spital me dhimbje të forta 3 vite pasi u godit me thikë në bark

Gjithashtu, Ministria e Brendshme ruse futi filantropin e njohur Boris Zimin në listën ndërkombëtare të personave më të kërkuar, me akuza për mashtrim, njoftuan të hënën zyrtarët. Zoti Zimin ka financuar disa media të pavarura ruse, si dhe projekte për opozitarin e burgosur Alexey Navalny.

Zoti Zimin, për të cilin është njoftuar se u largua nga Rusia në vitin 2015, u vendos në shtator në regjistrin e Rusisë të personave që konsiderohen “agjentë të huaj”. Zoti Navalny, kundërshtari më i fortë i Kremlinit, tha se ishte zoti Zimin që pagoi 79 mijë Euro për evakuimin e tij mjekësor në Berlin në gusht 20./ VOA

Etiketa: KremliniRusiUkraine

Lajme të lidhura

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës
Botë

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

15:01 - 17/11/26
Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit
Botë

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
Para
“Ëndrra e keqe”, arrestohet pas 9 vitesh i shumëkërkuari i policisë

“Ëndrra e keqe”, arrestohet pas 9 vitesh i shumëkërkuari i policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD ulet në tryezë me PS-në për “reformën zgjedhore”, bien dakord për të gjitha pikat, por jo për lista të hapura
Breaking Views

PD ulet në tryezë me PS-në për “reformën zgjedhore”, bien dakord për të gjitha pikat, por jo për lista të hapura

20:22 - 17/11/26

Takimet e ambasadores së BE-së, De Sousa, dhe të kreut të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Tarran, me dy bashkëkryetarët...

Lexo më shumë
Tre të arrestuarit në Spanjë për vrasjen e policit belg dyshohen edhe për atentatin ndaj shqiptarit në Bruksel

Tre të arrestuarit në Spanjë për vrasjen e policit belg dyshohen edhe për atentatin ndaj shqiptarit në Bruksel

19:57 - 17/11/26
Nga 4 vite burg në pafajësi/ Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Lezhës për vëllain e ish-deputetit të PS, i akuzuar për parcelën me hashash

Nga 4 vite burg në pafajësi/ Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Lezhës për vëllain e ish-deputetit të PS, i akuzuar për parcelën me hashash

19:45 - 17/11/26
Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues

19:29 - 17/11/26
Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

19:29 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com