GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Paralizohet” tregtia e Shqipërisë me Kosovën, shifrat, ja si po bie sasia e eksporteve

08:00 - 22/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Paralizohet” tregtia e Shqipërisë me Kosovën, shifrat, ja si po bie sasia e eksporteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare po “fsheh” atë që po ndodh më të vërtetë me sasitë e mallrave të tregtuara, të cilat duket se po pësojnë ulje të ndjeshme për shkak të krizës. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%.

Gjatë 8- mujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë ne të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak.

Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak.

Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se, rënia është krijuar nga volumet më të ulëta të eksportit të materialeve, ndërtimit, hekurit dhe naftës. Eksportet në sasi të naftës në Kosovë në 8 mujorin 2021 ishin 58% më të ulëta se më janar-gusht 2021, ndërsa eksportet e materialeve të ndërtimit (kryesisht hekuri) shënuan rënie me 22%. Burimet nga kompanitë që eksportojnë në Kosovë bëjnë me dijë se tashmë tregjet atje po  furnizohen direkt me naftë dhe hekur nga importet që shkarkohen direkt nga Porti i Durrësit. Më parë një pjesë e furnizimeve kryheshin nga Kurum, por për shkak të kostove fabrika e prodhimit të hekurit është mbyllur pasi hekuri nga importi vjen më lirë.

Të dhënat tregojnë se suficiti tregtar në volum u përgjysmua gjatë këtij viti. Bilanci tregtar me Kosovën tregon se këtë vit Shqipëria eksportoi në Kosovës 325 mijë tonë mallra me shumë se sa importoi. Një vit më parë bilanci tregtar në volum ishte plus 607 mijë tonë.

Tregtia me sasi ka pësuar uljen edhe me partnerët e tjerë Rajonale, por rënia nuk ka qenë kaq dramatike sa me Kosovën.

Të dhënat në vlerë tregojnë situatë krejt tjetër. Edhe pse 40 për qind më e ulët në sasi, vlera e mallrave të eksportuara në Kosovë në 8 mujor ishte 6 % më e lartë. Në 8- mujor vlera e përgjithshme e eksporteve shqiptare në Kosovë arriti në 25 miliardë lekë nga 23.5 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Importet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën  89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërkohë që sasia e tyre ishte 12 % më e ulët se një vit më parë. /Monitor

 

Lajme të lidhura

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar
Aktualitet

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar

22:30 - 02/01/26
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?
Aktualitet

Trump paralajmëron Iranin: SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit

21:59 - 02/01/26
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore
Aktualitet

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

21:30 - 02/01/26
Para
Projektligji për energjitë e rinovueshme: Lihen hapësira për konsum vetjak

Projektligji për energjitë e rinovueshme: Lihen hapësira për konsum vetjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar
Aktualitet

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar

22:30 - 02/01/26

Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut...

Lexo më shumë
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?

Trump paralajmëron Iranin: SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit

21:59 - 02/01/26
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

21:30 - 02/01/26
Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT)

Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT)

20:59 - 02/01/26
Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev

Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev

20:30 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com