GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Parandalimi i përmbytjes”, Benet Beci i dhuron 164 MLN lekë të dënuarit për mashtrim

11:28 - 19/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Benet Beci kujtohet në dimër të merret me projekte për parandalimin e përmbytjeve në Shkodër. Në fakt, nuk është vonesa që na bën më shumë përshtypje, por abuzimi me lekët e bashkisë

Benet Beci kujtohet në dimër të merret me projekte për parandalimin e përmbytjeve në Shkodër. Në fakt, nuk është vonesa që na bën më shumë përshtypje, por abuzimi me lekët e bashkisë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Benet Beci kujtohet në dimër të merret me projekte për parandalimin e përmbytjeve në Shkodër. Në fakt, nuk është vonesa që na bën më shumë përshtypje, por abuzimi me lekët e bashkisë, edhe kur është fjala për fatkeqësinë.

Në tenderin me objekt “Fatkeqësi natyrore të menaxhuara (Reduktimi i pasojave të përmbytjes në zonën e nën Shkodrës) do të shpenzohen 164 milionë lekë.

Sipas letrave bëhet fjalë për pastrimin e kanaleve kulluese dhe të pusetave në qytet, që prej kohësh nuk preken me dorë dhe bllokohen sa herë që bie shi. Këtë punë duhet ta kishte kryer në verë, por bashkia e nis në dimër.

Nga tabela e punimeve, duket se bashkia ka bërë një projekt shpejt e shpejt për të shpenzuar një fond, por nuk ka ndonjë plan konkret për t’iu përgjigjur këtij problemi madhor që gjunjëzon Shkodrën, zakonisht në javët e para të vitit.

Tenderi pa garë

Në të kundërt, shohim se kryetari në mënyrë diabolike ka thurur një skemë për t’i xhiruar 164 milionë lekës tek llogaria e kompanisë së mikut të tij.

Gara për këtë tender është hapur më datë 7 nëntor 2023 dhe deri më 24 nëntor janë hapur propozimet. Procedura është zhvilluar fiktivisht, sepse realisht nuk ka patur një garë të rregullt. Në dokumentet e më poshtë shohim se kanë paraqitur ofertat e tyre për të garuar në këtë projekt 13 firma, me oferta nga më të ndryshmet.

Konkretisht, firma “Nika” sh.p.k ka ofruar një ofertë më të lirë, ndërsa “ Rroku Guest” sh.p.k që është shpallur fitues edhe 3 firma të tjera kanë oferta të njëjta tej vlera 120 milionë lekë.

Ndërsa ofertat më poshtë variojnë në rritje, por sërish qëndrojnë në vlera më të ulëta se shuma marramendëse që pretendon të shpenzojë Beci.

Ç’ndodhi? Beci i ka përjashtuar menjëherë nga gara 12 kompani që në fazën e parë të prokurimit dhe në përfundim mbeti për vlerësim vetëm oferta e firmës “Rroku Guest” sh.p.k, në pronësi të Rrok Gegës. Duke qenë se zarfi i Gegës ishte u vetmi mbi tryezën e kryetarit Beci, tenderi u dha si dhuratë.

Për këtë mungesë konkurrence dhe përzgjedhjen e një oferte të shtrenjtë, Open Data Albania i ka vënë “Red Flag” Becit, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Dyshimin që ngre Gijotina.com duhet t’a marrë në konsideratë edhe SPAK, sepse këtu nuk ka thjesht shpërdorim detyre, por edhe përvetësim të fondeve të fatkeqësisë. Agjencisë së Prokurimit, organeve të kontrollit dhe të hetimit nuk duhet t’u shpëtojë fakti se Beci në këtë tender po bashkëpunon me një biznesmen që është dënuar për mashtrim.

 

Skemat e Rrok Gegës

Në maj të vitit 2008, Rrok Gega nga Shkodra, ka themeluar kompaninë e projektimit dhe të ndërtimit “Rroku Guest”. Në vitin 2015, Gjykata e Shkodrës e dënoi Rrok Gegën me 3.6 vite burg për krijim të skemave të mashtrimit dhe falsifikim të dokumenteve, përmes kompanisë së tij.

Rrok Gega është përfshirë në një skemë mashtrimi me fatura TVSH-je fiktive, si nënkontraktor i një kompanie për kryerjen e punimeve publike, duke vjedhur buxhetin e taksapaguesve. Gjatë hetimeve, kur është marrë i pandehur, Rrok Gega e ka pranuar krimin ekonomik, duke thënë se është penduar.

Gega ka pohuar në prokurori se: “Ndodhur përpara këtij fakti për të shkarkuar pjesën e TVSH që më ngelej pa mbuluar jam detyruar të pranoj fatura TVSH fiktive…. E pranoj faktin ndjehem i penduar. Unë jam ndëshkuar administrativisht për këtë problem. Kam paguar të gjithë detyrimet ndaj Drejtorisë së Tatimeve”.

Pas burgut, Rrok Gega vendosi të kalojë kompaninë në emrin bashkëshortes së tij, Vera Gega, duke vijuar kështu avazin e vjetër. Tashmë duke u fshehur pas bashkëshortes, Rrok Gega, ka nisur të marrë qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit, përmes tenderave të dyshimtë, shpeshherë me paracaktim dhe me oferta fituese afër fondi limit.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet becipermbytjerrog gegaShkodërtender

Lajme të lidhura

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar
Breaking Views

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

15:21 - 26/12/25
Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit
Breaking Views

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit

14:16 - 25/12/25
Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt
Breaking Views

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

12:40 - 24/12/25
Para
Pret të rikthehet në fushë, yllit të City-t i grabisin shtëpinë

Pret të rikthehet në fushë, yllit të City-t i grabisin shtëpinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak
Breaking Views

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak

12:34 - 28/12/25

Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, por janë ndalur nga Policia e Kosovës. KosovaPress ka...

Lexo më shumë
Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

11:41 - 28/12/25
Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

11:18 - 28/12/25
Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A

11:05 - 28/12/25
Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish

Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish

10:20 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com