GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parandalohet ngjarja e rëndë, kapet një 28-vjeçar me dy mina në çantë

10:33 - 24/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Parandalohet ngjarja e rëndë, kapet një 28-vjeçar me dy mina në çantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Safe City”.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 28-vjeçari, Marian Gjoka, që transportonte minat dhe mbante në banesë 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar  “Safe City”.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Marian Gjoka, 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të kryer në banesën e këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Etiketa: canteKryesore1mina

Lajme të lidhura

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë
Aktualitet

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës
Aktualitet

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Para
Vajzat më të shoqërueshme sipas horoskopit

Vajzat më të shoqërueshme sipas horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26

Opozita ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare më 17 prill në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com