GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Parandaluan në Elbasan një vrasje, policia jep detaje mbi autorin

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Parandaluan në Elbasan një vrasje, policia jep detaje mbi autorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje kriminale që mund të kishte pasoja të rënda është parandaluar ditën e sotme në Elbasan.

Një 23-vjeçar është zbuluar teksa i ishte vënë pas një shtetasi me precedent kriminal, të cilin po e kërkonte për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre.

Por 23-vjeçari Brikin Rusta hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë. Vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, kapet dhe vihet në pranga një 41-vjeçar (lidhje shoqërore e 23-vjeçari), pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Plani”.

Falë inteligjencës informative dhe ndërhyrjes në kohë, Policia e Elbasanit parandalon një ngjarje kriminale.

Dyshohet se do vriste një shtetas me precedent kriminal, të cilin po e kërkonte për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, si rezultat i kontrollit të Policisë në terren, 23-vjeçari nuk mundi të kryente vrasjen.

Ky shtetas hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë. Vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër, i dyshuar bashkëpunëtor i 23-vjeçarit për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Ndërkohë, kapet dhe vihet në pranga një 41-vjeçar (lidhje shoqërore e 23-vjeçari), pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 PMSH), municion luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas i pajisur me armë zjarri, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh), kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e kësaj ngjarjeje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Elbasanit, me qëllim parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit që dyshohet se kishte planifikuar të kryente vrasjen.

Shtetasi Brikin Rusta, 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Boiken  Bahiti, 41 vjeç, banues në Elbasan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Boiken Bahiti, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Brikin Rusta, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i shtetasit Brikin Rusta për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijonë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ElbasanKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos
Aktualitet

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike
Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26
Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork
Aktualitet

Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork

21:18 - 21/09/26
Para
Emri/ Përplasen 2 makina në autostradën Lezhë-Milot, plagoset shoferja

Emri/ Përplasen 2 makina në autostradën Lezhë-Milot, plagoset shoferja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26

Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com