GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paraqet rrezikshmëri, GJKKO mbyll për 1 vit në regjimin 41 bis Arbër Çekajn

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Paraqet rrezikshmëri, GJKKO mbyll për 1 vit në regjimin 41 bis Arbër Çekajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arbër Çekaj do të vijojë të qëndrojë i izoluar në regjimin 41-Bis, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GKKO) i ka refuzuar kërkesën, me argumentin se paraqet rrezikshmëri.

GJKKO e ka cilësuar Çekaj si një person që paraqet rrezikshmëri, për pasojë do të vijojë që të qëndrojë i izoluar për të paktën 1 vit.

Arratisja

Në 9 GUSHT 2021 trafikanti Çekaj tentatoi të arratisej nga burgu 313. Arbër Çekaj është i dënuar me 14 vite burg, pasi në magazinat e kompanisë së tij iu gjetën 613 kg kokainë, ndërsa Fatmir Pjetri është i dënuari me 30 vite burg, si anëtar i bandës kriminale “Babagjyshi”, që grabitën disa argjendari. Ndërkohë, është zbuluar skema e arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit, e kryer në bashkëpunim. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së bashku me SHKBB-në, pak momente para arratisjes, vëmendjen e forcave të sigurisë e mori një i paraburgosur tjetër, i cili po kryente një tentativë vetëvrasjeje. Dy të burgosurit përfituan nga fakti se forcat e sigurisë nuk do të ishin shumë të përpiktë në orarin e ajrimit, një faktor tjetër ky kyç në planin e arratisjes. Çekaj dhe Pjetri kanë dashur të arratisen gjatë këtij orari, por u konstatuan nga punonjësit e burgut dhe gjatë tentativës, goditën një prej policëve të burgut. Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri janë vendosur në izolim dhe do të kallëzohen penalisht për “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. “Sot rreth orës 15:15 në IEVP Jordan Misja, Tiranë, forcat policore të burgjeve kanë parandaluar një tentativë për arratisje të dy të paraburgosurve që ndodhen në këtë institucion, Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetri. a.l/gijotina.com

Etiketa: Arber cekajGJKKOKryesore1

Lajme të lidhura

E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

U dhunua me sende të forta nga i biri, ndërron jetë te Trauma 72-vjeçari

12:17 - 16/11/26
Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm
Aktualitet

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

11:55 - 16/11/26
Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes
Aktualitet

Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

11:42 - 16/11/26
Para
Kërcet arma në Tiranë, si i shpëtoi 63- vjeçari atentatit (EMRI)

Kërcet arma në Tiranë, si i shpëtoi 63- vjeçari atentatit (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

U dhunua me sende të forta nga i biri, ndërron jetë te Trauma 72-vjeçari

12:17 - 16/11/26

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 72-vjeçari, i cili u dhunua me sende të forta nga djali...

Lexo më shumë
Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

11:55 - 16/11/26
Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

11:42 - 16/11/26
“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

11:16 - 16/11/26
Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë

Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë

10:55 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com