Është paraqitur në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Ajo është pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit.
Mançka gjatë marrjes në pyetje tha se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve.
Discussion about this post