GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj

14:15 - 23/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën e biznesit.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, korçari vijoi karrierën si trajner, rol që aktualisht e ushtron te Struga në Maqedoninë e Veriut.

Paralelisht me angazhimin sportiv, Shkëmbi prej vitesh është përfshirë edhe në sipërmarrje, ku mban funksionin e administratorit të shoqërisë “Top Seven”.

Duhet theksuar se ende nuk dihet arsyeja konkrete e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që aludimet mbeten të shumta.

Aksionet sipas Open Corporates dhe deklarimet me humbje

Nga një verifikim i shpejtë në bazën e të dhënave “Open Corporates”, rezulton se pronare de jure e kompanisë ku Shkëmbi është administrator është Erinda Lutaj, e cila zotëron 100 për qind të aksioneve.

Emri i Erinda Lutajt nuk është i panjohur për opinionin publik. Rreth një vit më parë, kryeministri Edi Rama firmosi 11 leje ndërtimi, mes të cilave edhe një për Lutajn, për ndërtimin e një kulle 35-katëshe në zonën e Laprakës.

Dyshime lindën për shkak të zhvillimit të shpejtë të aktivitetit të saj, pasi menjëherë pas krijimit të shoqërisë “Top Seven Construction SHPK”, me administrator po Bledi Shkëmbin, vetëm tre muaj më vonë u depozitua kërkesa në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe në Bashkinë e Tiranës për marrjen e lejes së ndërtimit të kësaj kulle.

Në vendimin e KKT thuhej: “Leja e KKT e miratuar me 35 kate ndërkohë në faqen arkitekturore specifikohen 50 kate: Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k”.

Kulla “e kërrusur” 35-katëshe në Tiranë,
“Top Seven Tower”
Mediet raportuan asokohe edhe për lidhjet e ngushta familjare të Erinda Lutajt me Frida Krifcën, ish-drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

Gjatë periudhës kur Krifca drejtonte AZHBR-në, Bashkimi Europian bllokoi fondet për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e rreth 135 milionë eurove. Aktualisht, dihet se SPAK vijon hetimet, megjithatë prokurorët janë treguar të rezervuar në lidhje me këtë çështje.

Duke iu rikthyer rolit të Shkëmbit dhe veprimeve që ngrejnë pikëpyetje rreth aktivitetit të shoqërisë së zotëruar nga Erinda Lutaj, rezulton se në kohën e aplikimit për ndërtimin e kullës 35-katëshe, kompania dispononte vetëm 1 milion lekë kapital.

Ndërkohë, administratori deklaronte se kishte marrë hua nga shoqëria “Top Seven SHPK”, me këste mujore prej 8 300 lekësh.

Sipas dokumentacionit zyrtar, kompania kishte të deklaruar vetëm tre punonjës dhe rezultonte me humbje prej 960 milionë lekësh, në një kohë kur vlera e projektit të kullës arrinte shifrën e rreth 80 milionë eurove.

Në këto rrethana, mbetet për t’u pritur një njoftim zyrtar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të sqaruar arsyen reale të paraqitjes së Bledi Shkëmbit në këtë institucion.

Vetë Shkëmbi deklaroi për mediat, pas daljes nga SPAK, se bëhej fjalë për bllokimin e një automjeti.

Pavarësisht shpjegimit të dhënë, mbetet e paqartë se në çfarë kuadri procedurial është ndërmarrë kjo masë dhe çfarë lidhje ka ajo me një hetim konkret penal./Newsbomb

Lajme të lidhura

Fluks lëvizjesh në Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë
Aktualitet

Fluks lëvizjesh në Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë

15:59 - 23/12/25
Trump: Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti
Aktualitet

Trump: Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti

15:45 - 23/12/25
Washington Times: Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë
Aktualitet

Washington Times: Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë

15:30 - 23/12/25
Para
A duhet të jetë Berisha kandidati i opozitës për kryeministër? Salianji: E vendos ai vetë

Akoma mendja tek Salianji? Berisha: Ai i ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks lëvizjesh në Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë
Aktualitet

Fluks lëvizjesh në Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë

15:59 - 23/12/25

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare,...

Lexo më shumë
Trump: Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti

Trump: Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti

15:45 - 23/12/25
Washington Times: Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë

Washington Times: Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë

15:30 - 23/12/25
Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

15:15 - 23/12/25
Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet

14:59 - 23/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com