GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Ramadani lojtari i ndeshjes, Hoxha, Muja dhe Shpendi kontribuojnë me asist

11:46 - 26/01/26
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Paraqitjet e legjionarëve/ Ramadani lojtari i ndeshjes, Hoxha, Muja dhe Shpendi kontribuojnë me asist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm dhe duke konfirmuar formën e mirë në arenën ndërkombëtare.

Ylber Ramadani ishte protagonist absolut me Lecce-n në përballjen ndaj Lazios, e cila u mbyll në barazim 0-0. Mesfushori i Kombëtares zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke u vlerësuar për sigurinë dhe ekuilibrin në mesfushë, ndërsa në përfundim të takimit u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Arber Hoxha në Europa League. Futbollisti i Kombëtares kontribuoi me asist në fitoren e thellë 4-1 të Dinamo Zagreb ndaj FCSB, duke qenë aktiv dhe i rrezikshëm në fazën ofensive gjatë gjithë takimit.

Kontribut vendimtar dha edhe Arbnor Muja me St. Truiden. Sulmuesi kuqezi asistoi në fitoren e rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj RAAL La Louviere. Ky sukses e çon skuadrën e Mujës në kuotën e 45 pikëve, në vendin e dytë të renditjes, vetëm një pikë larg kreut.

Edhe Cristian Shpendi la gjurmë me Cesena-n, pavarësisht humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Barit. Sulmuesi kuqezi asistoi përkohësisht golin e barazimit në minutën e 60-të, duke shënuar asistin e tretë në kampionat për këtë sezon. Shpendi numëron gjithashtu edhe 8 gola në kampionat.

Lajm pozitiv për Kombëtaren ishte edhe rikthimi i Nedim Bajramit nga dëmtimi. Mesfushori u aktivizua për disa minuta me Rangers në fitoren 3-0 ndaj Dundee FC, duke u rikthyer në fushë pas 10 ndeshjesh mungesë për shkak dëmtimi.

Titullare me klubet e tyre këtë javë ishin gjithashtu edhe Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Qazim Laçi dhe Armando Broja.

Etiketa: legjionareRamadani

Lajme të lidhura

Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA
Breaking Views

Klubi i fundit në kategorinë e tretë eliminon ekipin e Granit Xhakës dhe kap çerekfinalet e Kupës FA

09:10 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund
Breaking Views

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull
Breaking Views

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Para
Banorët e Durrësit në protestë: Na prishën shtëpitë pa paralajmërim

Banorët e Durrësit në protestë: Na prishën shtëpitë pa paralajmërim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajm nga Irani: Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur
Botë

Lajm nga Irani: Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur

10:54 - 09/03/26

Televizioni shtetëror i Iranit ka konfirmuar se udhëheqësi i ri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, është plagosur në luftë. Siç...

Lexo më shumë
S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi

S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi

10:41 - 09/03/26
GJKKO lë në fuqi pezullimin e Balukut, Manja lexon raportin e PS mbi kërkesën e SPAK

GJKKO lë në fuqi pezullimin e Balukut, Manja lexon raportin e PS mbi kërkesën e SPAK

10:34 - 09/03/26
Erion Veliaj nuk paraqitet në gjyq, edhe Ajola Xoxa nuk shkon! Mbrojtja: Është shtatzënë…

Erion Veliaj nuk paraqitet në gjyq, edhe Ajola Xoxa nuk shkon! Mbrojtja: Është shtatzënë…

10:19 - 09/03/26
Skandali i ndërtimeve tek Rana e Hedhun, Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim 9 persona

Skandali i ndërtimeve tek Rana e Hedhun, Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim 9 persona

10:04 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com