GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Moti

Parashikimi i motit, 2 Mars 2024

07:45 - 02/03/24
në Moti
Kohë leximi: 3 min
A A
Keni plane për fundjavën? Ja si pritet të jetë moti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si pasojë e kalimit të një ftonti të ngrohtë atmosferik nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit, ka sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu, më të theksuara në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ndërsa jugu paraqiten vetëm me momente me pika shiu.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës paraqitet përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në zona të thella malore. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës por sasia e tyre do të jetë e pakët. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 15 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të MV, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së dielës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por konstante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga 4°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24 orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Evropa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten gadishulli Iberik si edhe brigjet e detit të zi, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht ishujt Britanikë, Evropa qendrore si edhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ku problematike situata do të jetë në Holandë, Belgjikë, Gjermani si edhe Ballkanin Verior. Për sa i përket gadishullit të Skandinavisë si edhe vendet e Evropës Lindore do të mbizotërohen nga reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara.

 

Etiketa: Moti

Lajme të lidhura

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Breaking Views

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

07:31 - 25/01/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull
Breaking Views

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

07:31 - 11/01/26
Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Breaking Views

Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:45 - 28/12/25
Para
Aroma e frutave të pjekura ndalon rritjen e qelizave kancerogjene

Aroma e frutave të pjekura ndalon rritjen e qelizave kancerogjene

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com