GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Moti

Parashikimi i motit, 27 Janar 2024

në Moti
Kohë leximi: 2 min
A A
Parashikimi i motit për të dielën, si do të mbyllet java
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore disi më të ngrohta me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar; mot, kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior duke rrezikuar flokë dëbore në Alpet e Veriut.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshjet të pakta dëbore në Veri dhe Lindje të vendit.

Por orët e mesditës dhe pasdites do të sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese deri në mbrëmje, ku dhe pritet që sërish vranësirat të bëhen prezente në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 7°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në Maqedoninë e Veriut do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat Verilindore të vendit duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore.

Por pritet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin ndërprerje të reshjeve, duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e mesatare gjatë paradites por herë pas here e fortë gjatë mbrëmjes duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Siberiane duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta ku vlera më të ulëta do të regjistrohen në; Ballkanin Verior dhe Verilindor ndërsa nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës do të jenë; vendet e Europës Lindore si edhe gadishulli i Skandinavisë.

Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të paraqiten me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

 

 

 

 

Etiketa: JANARMoti

Lajme të lidhura

Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash
Moti

Parashikimi i motit për sot, 8 Korrik 2026

07:30 - 08/07/26
Ja sa parashikohet të arrijnë temperaturat këtë të diel
Breaking Views

Ja sa parashikohet të arrijnë temperaturat këtë të diel

07:31 - 05/07/26
Parashikimi i së dielës: Temperatura të larta në të gjithë territorin, pika shiu në disa zona
Moti

Parashikimi i së dielës: Temperatura të larta në të gjithë territorin, pika shiu në disa zona

08:01 - 28/06/26
Para
Shpenzimet e turistëve në Shqipëri kapin shifra rekord

Shpenzimet e turistëve në Shqipëri kapin shifra rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn
Botë

Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn

19:53 - 12/07/26

Kryeministrja e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko, ka konfirmuar dorëheqjen e saj nga posti i kreut të qeverisë pas një takimi me...

Lexo më shumë
Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

19:29 - 12/07/26
Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

19:04 - 12/07/26
Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

18:49 - 12/07/26
Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

18:28 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com