GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Parashikohet zgjatja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve me origjinë të huaj deri në 90 ditë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Parashikohet zgjatja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve me origjinë të huaj deri në 90 ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklarimi i pronarëve përfitues, pritet të shtyhet afati i vlefshmërisë së dokumenteve të të huajve

Pas shtyrjes së afatit të për të deklarimit të regjistrit të pronarëve përfitues për në 30 qershor, nga 31 marsi, që është afati fillestar i përcaktuar me ligj, qeveria pritet që të bëjë të tjera ndryshime në Vendimin nr. 1088, date 24.12.2020 “Për përcaktimin e mënyrës dhe procedurave të regjistrimit dhe publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente dhe nga subjektet e detyruara”.

Sipas ndryshimeve që pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, parashikohet zgjatja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve me origjinë të huaj deri në 90 ditë (nga 1 muaj që parashikon ligji aktual).

Sipas draftit paraprak që pritet të miratohet në qeveri:

Në pikën 1, të kreut III, “Dokumentacioni dhe forma e kërkuar”, bëhen ndryshimet si vijon:

Përmbajtja e shkronjës “c”, ndryshohet si vijon:

Dokumentacioni i përcaktuar në nënndarjet “i” dhe “iii” të shkronjës “a” të kësaj pike, duhet të jetë hartuar brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e regjistrimit fillestar të subjekteve raportuese në regjistrat përkatës.

Ky ndryshim erdhi pas ankesave të Shoqatave të biznesit, sipas të cilave është e vështirë që një subjekt i huaj të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm në vendin e origjinës, ta apostilojë, përkthejë zyrtarisht në gjuhën shqipe dhe ta noterizojë në një afat kaq të shkurtër.

Në një tjetër ndryshim sqarohet se si do të bëhet regjistrimi i pronarëve përfitues për subjektet me status të pezulluar. Sipas draftit paraprak: Pika 9, e kreut II “Procedurat e aplikimit për regjistrimin e të dhënave në regjistrin e pronarëve përfitues”, pas fjalisë “Procedura për regjistrimin nga subjektet raportuese ekzistuese të të dhënave për pronarët e tyre përfitues realizohet sipas parashikimeve të këtij kreu.”, ndryshohet si vijon:

“9.Procedura e regjistrimit fillestar nga subjektet raportuese ekzistuese të të dhënave për pronarët e tyre përfitues realizohet sipas parashikimeve të këtij kreu dhe sipas pikës 3, të nenit 15, të ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues. Subjektet raportuese ekzistuese të cilët rezultojnë me status të pezulluar në regjistrin tregtar, regjistrojnë pronarin përfitues në regjistrin e pronarit përfitues, përpara kërkesës për ndryshimin e statusit të tyre në regjistrin tregtar. Ndryshimi i statusit të subjekteve raportuese ekzistuese në regjistrin tregtar, kryhet pas verifikimit se është regjistruar pronari përfitues i tyre, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.”

Ligji për “Regjistrimin e pronarëve përfitues”, i cili ishte një kërkesë e Mekanizmit Europian Moneyval me qëllim luftën kundër pastrimit të parave, është miratuar në gusht 2020, ndërsa udhëzimi që rregullon funksionimin e tij, në dhjetor 2020.

Pronar përfitues, sipas ligjit, është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër, të: aksioneve/kuotave; pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit; të drejtave të votimit; ose përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti në emër të tij.

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se në total janë rreth 55 000 subjekte (subjekte tregtare dhe OJF), të cilët kanë detyrimin e regjistrimit të pronarit përfitues. Gjoba e parashikuar në rast të mos aplikimit është 500 mijë lekë (rreth 4 mijë euro).

Në 25 mars, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për shtyrjen e afatit të deklarimit të regjistrit të pronarëve përfitues. Afati i ri është 30 qershori, nga 31 marsi që parashikohej në variantin fillestar të ligjit. Shtyrja e afatit erdhi pas kërkesave të shoqatave të biznesit, pasi ky proces po haste vështirësi të shumta, që nga funksionimi i platformës deri te paqartësitë teknike për pronarin përfitues të OJF-së, kohën e nevojshme për sigurimin e dokumentacionit për investitorët e huaj, identifikimin e kompanive të huaja që janë listuar në bursa të ndryshme, por dhe kompani që pronari përfitues nuk është një person fizik, por një shtet i huaj. / Monitor

Etiketa: 90 diteDokumentevlefshmerizgjatet afati

Lajme të lidhura

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Të dhënat nga SHBA/ Njerëzit po heqin dorë nga doza e dytë e vaksinës, ja arsyet

Të dhënat nga SHBA/ Njerëzit po heqin dorë nga doza e dytë e vaksinës, ja arsyet

TË FUNDIT

Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”
Breaking Views

Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

12:05 - 13/09/26

Kampionati shqiptar i futbollit, “Abissnet Superiore”, ul sot siparin e javës së katërt me dy ndeshje tejet interesante që pritet...

Lexo më shumë
Sekuestrohen 3 makina luksoze nga Policia në Vlorë, nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve

Sekuestrohen 3 makina luksoze nga Policia në Vlorë, nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve

11:44 - 13/09/26
Vila e Ballukut në Palasë/ Zbulohen provat në kompjuterët e “Atelier 4”, prona u financua nga Arbër Abazi

Vila e Ballukut në Palasë/ Zbulohen provat në kompjuterët e “Atelier 4”, prona u financua nga Arbër Abazi

11:31 - 13/09/26
Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet

Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet

11:08 - 13/09/26
Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

10:51 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com