GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Megaskandali me KAYO-n, Këlliçi: Rama i la në dorë një mashtruesi ndërkombëtar fatin tonë në NATO

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Këlliçi: Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit janë lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me një biznesmen të akuzuar për mashtrim në shkallë ndërkombëtare dhe duke vënë në dyshim sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas deputetit demokrat Belind Këlliçi, një udhëtim i kryeministrit Rama në Paris më 8 tetor 2020 nuk ishte një axhendë zyrtare, por për të marrë pjesë në ditëlindjen e bashkëshortes së mikut të tij, Ron Yeffet. Ky i fundit është një personazh i akuzuar për mashtrim, konkretisht për zhvatjen e 7.6 milionë dollarëve ndaj një shtetasi amerikan. Ky udhëtim pretendohet se fakton lidhjen e ngushtë dhe korruptive mes kryeministrit shqiptar dhe biznesmenit në fjalë.

Akuzat shkojnë më tej, duke pretenduar se qeveria shqiptare, përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM), i ka dhënë Ron Yeffet kontrollin mbi industrinë e armëve në Shqipëri. Ky veprim cilësohet si një rrezik i madh jo vetëm për industrinë, por edhe për fatin e Shqipërisë në NATO, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë tek aleatët strategjikë.

Opozita e cilëson këtë çështje jo si një betejë politike mes palëve, por si një problem madhor të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, duke kërkuar transparencë të plotë, përgjegjësi politike dhe shpjegime të menjëhershme nga kreu i qeverisë.

Belind Këlliçi: Të enjten e 8 tetorit të vitit 2020 Rama nuk kishte udhëtuar për një axhendë zyrtare drejt Francës. Edi Rama në atë të enjte parlamenti, si kundër ndodh përherë, ndodh edhe sot, nuk është prezent në sallë. Kishte udhëtuar drejt Parisit për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së mikut të tij Ron Jefet. Ky, të dashur shqiptarë, nuk është thjesht një udhëtim miqësor, por rezulton se do të jetë dhe prova e pushtetit e të akuzuarit për mashtrim, Ron Jefet, për t’i zhvatur një shtetasi amerikan Mark Fajst plot 7.6 milionë dollar. Pra, të nderuar qytetarë, ky udhëtim është prova që lidh drejtpërdrejtë dhe fakton lidhjen korruptive të Ron Jefetit dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sot, miku mashtrues ka në dorë fatin e industrisë së armëve në Shqipëri. Me dy VKM nominale, Edi Rama ka lënë në dorë të Jefetit jo vetëm këtë industri, por dhe fatin tonë në NATO. Kjo është arsyeja pse në fakt sot është anulluar edhe interpelanca urgjente me ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi.

I kujtoj qytetarëve shqiptarë se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, akuzohet sot nga SPAK-u dhe është në burg vetëm se u faktuan udhëtimet e tij me ish-zëvendës ministrin e Shëndetësisë Ilir Rapajn dhe me biznesmenin tjetër që qëndronte dhe punonte në Itali. Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion vetëm se ka njohje me Mirel Mërtirin, edhe pse është e faturuar që në dosjen e inceneratorëve firmë të tij nuk ka, se po të kishte patur, të jeni të bindur që unë i pari dhe Partia Demokratike do ta kishte bërë publike dhe do ta kishte referuar në organin e akuzës. Saimir Tahiri bëri burg pasi u faktua se familjarët e tij kishin udhëtuar me Habilajt në të njëjtin avion. Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, qëndron në burg sot vetëm sepse pretendohet se Kastriot Ismailaj, sipas prokurorisë, ka fjetur në një shtet tjetër në të njëjtin hotel gjatë kohës që aty ka qëndruar edhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta. Ndërkohë, Edi Rama vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë, edhe pse tashmë është faturuar jo vetëm miqësia e tij e ngushtë me Ron Jefetin, një fakt publik formal dhe informal që e di çdo qytetar në Tiranë, e di çdo rreth biznesi në Tiranë, por është faturuar dhe dhurata qindra milionë euro që i është bërë atij me dy VKM personale nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sot në fakt Edi Rama duhet të ishte në këtë sallë dhe të përgjigjej për pyetjet publike që i kam drejtuar prej tre ditësh kur kam denoncuar lidhjen e një kontrate midis kompanisë SMX dhe kompanisë RNI Trading në New York, në pronësi të shtetasit Ron Jefet në janar të vitit 2024. I ribëj edhe njëherë pyetjet nga kjo sallë kuvendi drejtuar kryeministrit të Shqipërisë. A është Shqipëria vendi anëtar i NATO-s në kontratën e paspecifikuar me SMX dhe kompanisë së mashtruesit Ron Jefet? Në rast se është Shqipëria ky shtet, në cilën procedurë ligjore konkuruese është përzgjedhur kompania e Ron Jefetit për të bërë ndërmjetësimin për vendin tonë në një kontratë me anëtarin e NATO-s? A po rrezikon kreu i qeverisë shqiptare sigurinë kombëtare dhe atë të partnerëve në aleancë duke lënë në dorë të një të akuzuari për mashtrim industrinë e armëve të Shqipërisë? A rrezikon anëtarësimin në NATO Shqipëria me këto manovra korruptive pas bllokimit të procesit të integrimit prej çështjes së Belinda Ballukut? Në një vend normal, të dashur miq, do të mjaftonte hija e dyshimit për të kërkuar një transparencë të plotë për këtë mega skandal. Në një vend serioz mjafton rreziku ndaj NATO-s për të kërkuar përgjegjësi politike dhe shpjegime të menjëhershme nga kreu i qeverisë dhe ministri i mbrojtjes. ..

Etiketa: KelliciKryesore1ParisRama

Lajme të lidhura

“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re
Aktualitet

“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

14:05 - 20/06/26
Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet
Aktualitet

Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet

13:43 - 20/06/26
Para
Distria Krasniqi kualifikohet në finalen e Kampionatin Evropian të Xhudos

Distria Krasniqi kualifikohet në finalen e Kampionatin Evropian të Xhudos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

PAMJE mbresëlënëse me dron! Tirana nuk mban më, mijëra qytetarë në Bulevard për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

21:09 - 20/06/26

Qindra mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët përreth, në një nga protestat më të...

Lexo më shumë
Bisedimet SHBA-Iran përballen me testin e parë në Zvicër

Bisedimet SHBA-Iran përballen me testin e parë në Zvicër

15:33 - 20/06/26
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

15:04 - 20/06/26
Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

14:40 - 20/06/26
“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet