GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Parlamenti digjet, Edi Rama fshihet pas fushatës “Deputeti që duam”

21:27 - 30/09/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Parlamenti digjet, Edi Rama fshihet pas fushatës “Deputeti që duam”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu siç bën zakonisht, kur ka zjarr dhe protesta, kryeministri Rama iku dhe i la të vetët “pa udhëheqje”. Këtë radhë kur plasi tensioni në parlament, Edi Rama nuk ishte jashtë shtetit. Ai zgjodhi të “fshihej” mes vajzave që kanë aplikuar për t’u bërë deputete të PS-së.

Ndërsa mori pjesë në një takim për platformën ‘Deputeti që Duam’, Rama nxori një foto nga djegia e karrigeve, duke thënë se është një panoramë që tregon qartë ndryshimin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

“Ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvend për tu ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i çojnë atje në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh, sepse dua të them pak fjalë për politikën. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por edhe katastrofa të mëdha, refuzimi i politikës apriori, si diçka e keqe, e pistë me të cilën më e mira është të mos ngatërrohesh, është foshnjarak sepse është e pamundur që ta vendosësh ti çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh se sa ti mund ta ndikosh politikën duke u marrë me të, por në rast se i kthen kurrizin, refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin të merret me ty. Çdo gjë jashtë dyerve të shtëpisë lidhet me politikën dhe vendimet e saj. Por edhe brenda shtëpisë shumëçka lidhet me politiken dhe vendimet e saj”, tha Rama.

Paralelen mes PS dhe PD, Rama e heq duke thënë se mazhoranca ndërton, shëron, mbjell, e nga ana tjetër opozita shkatërron, plagos e djeg.

“Politika, siç ka fuqinë të ndërtojë, ka fuqinë edhe të shkatërrojë. Siç ka fuqinë të shërojë përmes proceseve dhe vullneti, politika ka fuqinë djallëzore të plagosë, dërrmojë sakatojë. Mes këtyre dy pamjeve, jo absolute, qëndron edhe ndarja këtu tek ne, mes nesh, që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojmë, plagosin, shkulin, djegin. Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë, nëse reforma që ne i kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishin ndërmarrë jo 25 vjet më mbrapa, por 10, 15 edhe 20 sot do ishim shumë më para”, tha Rama.

Reagimi i Ramës është i ngjashëm me atë të Sali Berishës dikur, i cili pas një proteste te PS-së për vjedhjen e votave, mori mistrinë dhe rregullonte pllakat e troturarit afër sheshit “Skënderbej”, që i kishin shkulur qytetarët për t’ua hedhur forcave speciale.

Në këtë linjë ishte edhe ministri Taulant Balla. Sipas tij, dhuna përkthehet në vota për mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme.

“Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për ne, sepse askush nuk voton për partinë e dhunës dhe destabilitetit, as në Shqipëri e as në diasporë. Shqipëria ka vuajtur shumë për të fituar të drejtën e fjalës së lirë dhe parlamentin e zgjedhur nga vota e lirë, dhe në respekt të tyre nuk mund të tolerohet dhuna dhe barbarizmi ndaj institucioneve”.

gijotina.com/

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Para
“Nuk ekziston fare si koncept kallëzimi publik”/ Avokatët “demaskojnë” vendimin ndaj Salianjit

“Nuk ekziston fare si koncept kallëzimi publik”/ Avokatët “demaskojnë” vendimin ndaj Salianjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com