GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Parlamenti Evropian: Ja kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe…

18:08 - 18/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Parlamenti Evropian: Ja kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian u bën thirrje shteteve anëtare që të fillojnë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ndërsa afati i parë është vendosur muaji qeshor, por ende nuk ka një datë. Sipas gazetares Erisa Zykaj, e cila raporton për “ABCNews”, shkruan se një grupim e konsideron procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor si një motor për demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe prosperitetin ekonomik.

“Në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, riangazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është më urgjent se kurrë dhe vendimi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të merret në qershorit më së voni. Vonesa e mëtejshme jo vetëm që po dëmton besueshmërinë e BE-së, por gjithashtu po e bën rajonin e Ballkanit Perëndimor më të prekshëm ndaj ndërhyrjeve nga vendet e treta armiqësore,”- thuhet në komunikatën e këtij grupimi.

Po ashtu, Isabel Santos, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentit Evropian është shprehur tha se vendi ynë, mbetet një partner strategjik plotësisht i besueshëm dhe i përkushtuar. E po ashtu shton se vendin ynë ka përmbushur të gjitha kërkesat për t’u bërë pjesë e unionit.

“Procesi i anëtarësimit për Shqipërinë nuk mund të mbahet peng i diskutimeve dhe interesave të palëve të treta. Është e drejtë që Këshilli më në fund të bie dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë, aq më tepër përballë sfidave gjeostrategjike në rritje,”– është shprehur Santos.

Ndërkohë që eurodeputeti Tonino Picula, që është njëkohësisht zëdhënës i këtij grupimi ka nxjerrë në pah, shtoi se edhe Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që i kërkohej: Vendi iu nënshtrua reformave thelbësore, duke përfshirë forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, madje edhe ndryshimin e emrit! Nuk duhet të ketë më justifikime për vonesa të mëtejshme, nëse duam të ruajmë besueshmërinë tonë. Është e nevojshme të mbahet gjallë aspirata  pro-evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor!

Por plotësimi i kritereve nuk është i vetmi problem, pasi jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana janë me sytë nga Sofja, sepse vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veritu ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit. Por pse është vendosur vetoja?

Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

Etiketa: PE

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para

Covid-19 në vend, 44 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com