GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Parlamenti i Malit të Zi nuk mbështet shkarkimin e Abazoviç

13:58 - 03/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Parlamenti i Malit të Zi nuk mbështet shkarkimin e Abazoviç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq nuk u shkarkua pasi shumica e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.

Rrjedhimisht, zgjedhja e ministrit të Financave, Milojko Spajiq, në postin e Abazoviqit nuk është në rend dite. Propozimi për të larguar Abazoviqin nga posti i zëvendëskryeministrit u iniciua nga kryeministri Zdravko Krivokapiq si përgjigje ndaj nismës së mëparshme të Lëvizjes Qytetare të Ura dhe partive opozitare për të votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Krivokapiqit.

Nga gjithsej 81 deputetë, 77 ishin të pranishëm dhe vetëm 20 deoutetë ishin për miratimin e rendit të ditës.

Para nisjes së seancës, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq u tha gazetarëve se është e parëndësishme se si do të vendosin deputetët për largimin e tij dhe theksoi se gjëja më e rëndësishme për të ishte që Mali i Zi të ketë një qeveri të re evropiane, duke e zhbllokuar rrugën e saj evropiane.

“Të gjithë deputetët le të votojnë ashtu siç mendojnë. Unë pres që të votohet rënia e Qeverisë (Zdravko Krivokapiqit)”, deklaroi ai.

Abazoviqi tha se pret që qeveria e ardhshme të ketë mbështetjen e të paktën 49 deputetëve, detyra të qarta, kohëzgjatje të kufizuar, për të zhbllokuar rrugën evropiane dhe për të organizuar zgjedhje të ndershme kur të plotësohen kushtet për këtë.

Dritan Abazoviqi duke folur për gazetarët para nisjes së seancës së Parlamentit, Podgoricë 3 shkurt 2022.

“Si do të jetë qeveria e ardhshme, ndoshta do të ketë më shumë opsione. Kjo do të ishte e drejtë për qytetarët, nuk do të rrezikonte reformat ekonomike, as sezonin e ardhshëm turistik”, tha Abazoviq, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë një nga opsionet.

Nisma e kryeministrit për shkarkimin e zv.kryeministrit Abaziviq u ndërmor pasi Lëvizja Qytetare URA, kryetar i së cilës është Abazoviq, ka paraqitur një mocion mosbesimi kundër Qeverisë, për të cilin Parlamenti do të vendosë më 4 shkurt.

Siç thotë kryeministri në propozimin për shkarkim, më 19 janar, “pas disa muajsh mosmarrëveshje me politikën e Qeverisë, deputetët e Lëvizjes Qytetare URA, së bashku me disa deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe partive të tjera, kanë paraqitur mocionin kundër Qeverisë. Nënkryetari Abazoviq, si kryetar i URA-s, nuk e kundërshtoi publikisht këtë iniciativë, duke iu bashkuar drejtpërdrejt atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe qëllimeve të krijuara dhe të përcaktuara bashkërisht”, thuhet në propozimin e dorëzuar nga Krivokapiq.

Kryeministri Krivokapiq e quajti konceptin e një qeverie të pakicës si “mashtrim”, të propozuar nga Abazoviqi si një opsion për zgjidhjen e krizës në të cilën u gjend koalicioni fitues i DF, Demokratëve dhe URA-s.

Abazoviqi ka propozuar konceptin e një qeverie të pakicës në të cilën, siç tha më 17 janar, nuk do të ketë vend për DPS-në e presidentit aktual Millo Gjukanoviq, as për DF-në pro-serbe, por ka shtuar se do të donte që këto opsione politike të mbështesin qeverinë e pakicës.

Kërkesat e ndërsjella për shkarkimin e kreut të ekzekutivit në Mal të Zi janë epilogu i krizës disamujore, si ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë, ashtu edhe brenda vetë Qeverisë.

Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, e afërt me Kishen Ortodoske serbe e cila ndikoi drejtpërdrejt në zgjedhjen e kryeministrave dhe ministrave, u zgjodh në fillim të dhjetorit 2020 nga DF (Fronti Demokratik), Demokratët dhe Lëvizja URA.

Paralelisht me përpjekjen për zgjidhjen e krizës në institucionet e sistemit, ditët e fundit janë organizuar protesta në disa qytete malazeze, të drejtuara kundër lëvizjes URA dhe zëvendëskryeministrit Abazoviq, por edhe të gjithë atyre që mund të mbështesin konceptin e qeverisë së pakicës./ REL

Etiketa: Mali i ZiopoziteParlamentshkarkime

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
“Tirana Parking” kthehet në “vorbull” që thith para, Veliaj jep 2 mln lekë tender për blerje kompjuterash

“Tirana Parking” kthehet në “vorbull” që thith para, Veliaj jep 2 mln lekë tender për blerje kompjuterash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka...

Lexo më shumë
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com