GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Parlamenti i ri në shtator, Spiropali: Uroj të ketë debate me vlerë dhe ide, opozita i ka hyrë rrugës së sherrnajës politike

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Parlamenti i ri në shtator, Spiropali: Uroj të ketë debate me vlerë dhe ide, opozita i ka hyrë rrugës së sherrnajës politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E ftuar në “News 24”, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, komentoi një sërë çështjesh.

Duke iu referuar dosjeve të fundit të SPAK, që ka vendosur në “rrjetën” e saj disa ish-zyrtarë të lartë në vend, nga radhët e Partisë Socialiste, Spiropali, tha se kjo konfirmon atë që thuhet gjerësisht, se koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar.

Ajo gjithashtu foli dhe për opozitën dhe parlamentin e ri që i nis punimet në shtator. Spiropali nënvizoi se ftesa ndaj tyre, është për t’u bërë bashkë në miratimin e reformave të ndryshme për vendit. Megjithatë shtoi se “pushka do të jetë top” për shpalosjen e ideve.

Duket se deri tani SPAK po godet vetëm të ‘majtët’. Ju vjen keq, a ka një përgjegjësi morale nga ju?

Elisa Spiropali: Në çështjet e drejtësisë s’ka socialistë apo demokratë, por ka njerëz që duhet të përgjigjen para drejtësisë. Të fitojnë pafajësinë e tyre. Çdo koment është i tepërt për secilin rast. Në ndryshim nga e shkuara, kur politika mbante të gjitha fijet e drejtësisë dhe shpëtonte shokë e bashkëpunëtorë, sot ka perënduar. Kjo arkitekturë e re e drejtësisë s’e lejon ndikimin. Ka nisur një epokë e re ndryshimi për Shqipërinë.

Opozita duket mosbesuese e thotë që ata janë ‘peshqit e vegjël’ e jo të mëdhenj.

Elisa Spiropali: Është ironike se si opozita bën hierarkinë e peshqve në Shqipëri. Në kohën që kjo opozitë ka qenë në krye të vendit, s’ka guxuar, leje më të implementojë një reformë në drejtësi. Nuk ka krahasim mes nesh dhe tyre. Ne kemi kuptuar që në krye të herës, që nuk mund të qeverisim një vend drejt një demokracie dhe zhvillimi, nëse nuk heqim duart tora te drejtësia. Aleatët kanë kryuer një rol parësor. Rruga e vështirë është ajo që të nxjerr në krye.

Për këtë opozitë ju shtrini dorën e bashkëpunimit. Pas fitores së mandatit të tretë gjithçka do të jetë ndryshe. Çdo të jetë ndryshe?

Elisa Spiropali: Shumë e thjeshtë. Ne nuk do të angazhohemi në asnjë debat politik të pavlerë për qytetarët që nuk prodhon alternativa apo ide. Në Kuvend do të përballemi për idetë tona, por s’do të bëhemi në sulmet dhe kundërsulmet personale. Për opozitën kemi të njëjtin ofertë. Jemi shqiptarë, pa dallim, të ulemi në tryezë dhe të gjejmë pikat e përbashkëta për interesin kombëtar. Integrimi s’është i yni, por i shqiptarëve. Kjo opozitë e provoi çdo të thotë të dalësh në rrugë. Jam e bindur që do të jenë në Kuvend, por s’e di sa produktive do të jetë retorika e tyre. Beteja e tyre duhet të jetë parimore. Pushka top për çdo përballje parimore. Ata duhet ta kapin këtë moment bashkëpunimi.

Qeveria e re do të jetë me emra të njohur, apo të panjohur?

Elisa Spiropali: S’ka asnjë rëndësi sa të njohur apo të panjohur. E rëndësishme është që të votojmë programin tonë qeverisës për 4 vitet e ardhshme dhe të jenë të efektshëm, të jenë të zotë.

A do të ndiheshe keq nëse s’do të jeni ministre?

Elisa Spiropali: Jo. Nuk është në tragetin tim, por të kryeministrit. Në fund të gushtit do të mblidhet asambleja kombëtare, e aty do të konfirmohen të gjitha.

Parlamenti i ri si do të jetë. Sa e vështirë do të jetë të zëvendësohet Gramoz Ruçi?

Elisa Spiropali: S’e di nëse a mund të zëvendësohet Gramoz Ruçi. Është një personalitet i rrallë i politikës shqiptare. Ishte zgjedhja e tij largimi. Ai do të na mungojë, por besoj do e kemi pranë me këshillat e tij.

Parlamenti i ri si pret të jetë? Si do të funksionojë?Elisa Spiropali: Uroj të ketë debate me vlerë, ide, alternativa dhe përballje të shëndetshme, që njerëzit të na dëgjojnë pa fikur tv. Por ajo që pash në Kuvendin e PD, kuptova që opozita i ka hyrë të njëjtës rrugë, atë të sherrnajës politike. Do të ishte e udhës të kthenin demokracinë brenda opozitës së vendit. Të ndahen nga fantazmat e së shkuarës.

Etiketa: Elisa SpiropaliParlamenti

Lajme të lidhura

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!
Breaking Views

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!

19:05 - 11/05/26
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

14:30 - 11/05/26
Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting
Aktualitet

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting

13:58 - 11/05/26
Para
Kontrolle blic, “Tapë” në timon,  drogë e dhunë, arrestohen 5 persona

Kërcënoi dhe dhunoi me sëpatë djalin, pranga për burrin në Devoll

TË FUNDIT

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn
Aktualitet

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

10:19 - 12/05/26

Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për një padi për shpifje me deputetin Agron Shehaj. Ulaj...

Lexo më shumë
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë

09:49 - 12/05/26
Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com